Arrestohet nga SPAK ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Urdhër Arresti është ekzekutuar vetëm pak minuta më parë, i firmosur nga prokurori Klodian Braho dhe gjyqtar Erion Bani.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.
Bashkë me të janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Nuk dihet se për cilin incenerator bëhet fjalë konkretisht, teksa detaje të reja priten të mësohen në vijim nga operacioni i SPAK.
Koka ka qen ish-ministri i Mjedisit i LSI në vitet 2013-2017, dhe më pas është larguar nga LSI dhe ka qen deputet i 2017-2021.
Kujotjmë që Lefter Koka u zgjodh deputet në Durrës, por hoqi dorë nga mandati.