• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja e Ervis Troqes, Krimet e Rënda: S’ka rrëmbim personi, ka hipur vetë në makinë!

by Java News
14/11/2018 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja penale kundër të arrestuarit Besart Zhara, të dyshuarit kryesor nga prokuroria e Vlorës për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Ervis Palla (Troqe), nuk do hetohet nga Krimet e Rënda, por hetimi për këtë ngjarje do vijojë në Vlorë. Ky ka qënë vendimi i pak ditëve më parë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kishte marrë çështjen për zhdukjen e Troqes nga prokuroria e Vlorës.

Por pas studimit të materialit, prokuroria e Krimeve të Rënda ka konstatuar se nuk kishte elementë që do e cilësonin rrëmbim Ervis Palla (Troqe), pasi sipas prokurorëve ky i fundit ka hipur vetë në makinën që shfaqet në kamera dhe nuk ka asnjë veprim për pengmarjen e tij. Nisur nga ky argument, Krimet e Rënda ja kanë referuar sërisht për hetime të mëtejshme prokurorisë së Vlorës, e cila deri në këto momente ka arrestuar shtetasin Besart Zhara.

Ky i fundit është arrestuar në 2 tetor 2018, por për shkak të sekretit hetimor dhe sensivitetit të këtyre dy çeshtjeve, emri i tij nuk është bërë publik nga policia. Zharra, njihet në Vlorë si person i arrestuar në vitin 2013 për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”, ndërkohë arrestimi i tij është kryer me urdhër të prokurorisë së Vlorës, për akuzën e “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit” kryer kjo në bashkëpunim. Zharra është i dyshuari kryesor për zhdukjen në 17 korrik 2018 të Ervis Palla (Troqe), i cili kishte vetëm dy javë pasi ishte kthyer nga Belgjika.

Ndërkohë mësohet se për zhdukjen e Troqes ka qënë i dyshuar dhe një person tjetër i quajtur Ines Hajrulla, person ky që pak kohë më parë i është vendosur tritol në makinë, ngjarje ku ai ka humbur njërën këmbë dhe më pas është arrestuar për “armëmbajtje pa lejë”. Ervis Palla (Troqe), njihet si person problematik në Vlorë, ku kryesisht ishte identifikuar nga policia kriminale në trafikun e lëndëve narkotike, ku dhe është arrestuar në Itali dhe dënuar nga drejtësia e këtij shteti.

Por teksa është kthyer në Vlorë, në 17 korrik 2018 ai është zhdukur pa lënë gjurmë dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e tij. Zhdukja e Ervis Palla (Troqe) është bërë vetëm një muaj pasi në Vlorë ka humbur gjurmët shoku i tij Albano Xhaferi. Policia dhe prokuroria kanë kërkuar të sekuestrojnë pamjet filmike të një kompleksi të njohur në Vlorë, të quajtur “Oslo”, por pamjet filmike të këtij kompleksi në datat 8 korrik deri në 23 korrik janë fshirë në mënyrë të qëllimshme duke mos raportuar asnjë filmim.

ma.me

Next Post
Iran/ Policia kap gjashtë tonë heroinë nisur për në Evropë

Iran/ Policia kap gjashtë tonë heroinë nisur për në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In