• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja e Balilit mbetet në vend numëro, shkak pala greke

by Java News
06/07/2017 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda edhe pse ka mbi 15 muaj që po heton dosjen e Klemend Balilit ka mbetur ende në pritje të letër-porosisë nga autoritet greke. Kjo për shkak, se akuza, pretendon se Greqia nuk ka sjellë provat e plota, duke bërë që hetimi i Balilit të shtyhet.

Dosja e Klemend Balilit mbetet në vend numëro. Shkak për këtë është bërë mosardhja e letër-porosisë me provat e plota nga autoritetet greke.

ABC News ka mësuar se edhe pse janë dërguar dy shkresa drejtësisë greke, ajo ende nuk ka sjellë materialet e plota të akt-ekspertimeve të drogës së bllokuar apo edhe provat e tjera të vlefshme për çështjen. Për këtë fakt, Prokuroria për Krime të Rënda mësohet se ka vazhduar me zgjatjen e afateve hetimore duke mos kryer ndonjë veprim konkret për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, drejtësia greke ka sjellë në nëntor vetëm 12 fashikujt e kësaj dosje me përgjimet dhe prova shkresore për çështjen. Por nuk ka sjellë akt-ekspertimin e lëndës së sekuestruar, dëshmitë e të arrestuarve mes tyre edhe dy shqiptarëve Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, të cilët dyshohet se janë skafistët e nisur nga Shqipëria nga i pandehuri tashmë i shpallur në kërkim Klemend Balili. Gjithashtu, prokuroria pretendon se autoritet greke nuk kanë sjellë edhe dëshmitë e shtetasve greke, biznesmenëve me të cilët dyshohet se Balilaj mbante kontaktet për nisjen e sasive të ndryshme të drogës.

Veç këtyre provave shkresore, mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk është shprehur edhe në lidhje me pasurinë e Klemend Balilit dhe të afërmeve të tij. Prej muajsh, ka nisur një hetim pasuror ndaj tyre në bazë të ligjit Antimafia, por ende nuk ka një vendimarrje nga prokurorët e çështjes për këtë fakt. Mos marrja e një vendimi për pronat, është arsyetuar për mungesë të kthimit të përgjigjeve nga institucionet e tjera, si hipoteka, bankat apo qendra e regjistrimit të bizneseve.

Nga ana tjetër, Prokuroria për Krime të Rënda ka mbi 15 muaj që ka nisur hetimet për Klemend Balilin, me dyshimin se është pjesë e një rrjeti të fuqishëm të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe më pas drejt vendeve të BE-së. Për llogari të kësaj dosje, mësohet se autoritet greke kanë arrestuar 15 persona dhe që dyshohet se nga janari i 2014-s kanë trafikuar sasi të mëdha droge në vende të ndryshme të BE-së. /b.d

Next Post
Helikopterët e ushtrisë, në luftë kundër zjarreve dhe kanabisit

Helikopterët e ushtrisë, në luftë kundër zjarreve dhe kanabisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In