• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dosja e Aleks Nikës…”/ Berisha flet për arrestimin e Dakos, reagon Balla: Ti s’ke prapanicë të dalësh para prokurorëve! Ke vrarë duke shpërdoruar detyrën

by Java News
08/06/2023 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka sulmuar SPAK-un gjatë seancës së sotme plenare duke e quajtur si drejtësi me regji nga Edi Rama, ndërsa është shprehur se si Vangjush Dako duhet të arrestohet edhe Erjon Veliaj.

Por e ashpër ka qenë përgjigja e Taulant Ballës i cili i ka përmendur Berishës disa prej aferave më të mëdha korruptive qindra-miliona dollarëshe për të cilat socialistët e kanë akuzuar vazhdimisht.

Balla tha se Berisha duhet të ishte para drejtësisë dhe prokurorëve për vrasjet ne 21 Janar, aferën e CEZ dhe çështje të tjera.

“Ironia më e madhe e kësaj foltore dhe kësaj salle që të thotë Berisha “drejtësia vonon, por nuk harron”. Që Berisha të marrë nëpër gojë edhe Dakon se ka shpërdoruar detyrën për një leje pallati, kur drejtësia bëri punën vet, mirë është që ta bëjë njësoj për të gjithë.

Berisha ka vrarë duke shpërdorur detyrën. Unë nuk e di se çfarë bën Prokuroria e Tiranës, me qenë se atje mbahet peng dosja e vrasjes së Aleks Nikës, që sipas Prokurorisë, vrasja nuk ka autor. Berisha ka dalë në këtë foltore dhe ka thënë që e kam vrarë unë dhe kam dhënë urdhër që të qëllohet.

Të vijë këtu Berisha dhe të marrë nëpër gojë njerëz që sot janë para drejtësisë dhe të thotë se sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë e arrestuar për rryshfet, por që ky të vijë këtu dhe ndërkohë që ngre akuza dhe në orën 11 duhet të ishte përballë meje dhe përballë gjyqtares sepse e kam paditur në GJKKO për shpifje, padi penale, ky nuk vjen aty.

Ky bën gjithçka e madje edhe komplekson dhe SPAK-un. Ky po e thirrën një ditë në SPAK, ky nuk shkon, do të bëjë të sëmurin. Ky këllçe dhe prapanicë që të shkojë para prokurorëve, ky nuk e ka. Ky është një i vdekur që vazhdon dhe ec në këmbë dhe fundi më ekzemplar i gjithë kësaj fjale – flet ky në emër të drejtësisë së SHBA, ky që SHBA e kanë shpallur “non grata” për SHBA për korrupsion të nivelit të lartë dhe minim të demokracisë dhe po ashtu Britania e Madhe ia ka dhënë me fakte dhe me emra. Nuk e di se çfarë pret drejtësia në këtë vend.

Po këtë historinë e 408 milionë Eurove të privatizimit të OSSHE-së që ata që e shitën nuk kishin përcaktuar vlerën sa kushton. Sa është shitur kompania? Ky Kuvend me vendimin e vet, ka përcaktuar se nën dirigjimin e Berishës, shteti shqiptar ka humbur 408 milionë Euro.

Berisha ka shpërdorur detyrën me pasojë vrasjen e protestuesve më 21 Janar. Vjen ky edhe thotë që Vangjush Dako paska shpërdorur detyrën për një leje palllati para 12 vjetësh, po ky që e ka shpërdorur detyrën për vrasje shtetërore?

Erdhi ky individ për të mbajtur gojën se e di unë se çfarë meriton ky dhe tha “hajdutët e kësaj pjese”. Ti Sali, kësaj pjese do të vazhdosh të ja hash gjithmonë sa herë të jep mundësia sepse ti këtij krahu i vjen anash. Kësaj ane i vjen anash ti Sali dhe këta që të vijnë nga mbrapa”, tha Balla./m.j

Next Post
Zv.kryeministri i Kosovës: Hartat janë ribërë shumë herë por kufijtë tanë nuk preken!

Draft nga Shqipëria për Asociacionin, Hoxhaj: Rama po përpiqet të na ndihmojë, Kosova ta mbështesë këtë iniciativë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Operacion antidrogë në Korçë, kontrolle në disa banesa, një i arrestuar

August 21, 2026
Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

August 21, 2026
Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

August 21, 2026
Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

August 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Një vështrim përmes sondazheve për zgjedhjet amerikane të nëntorit

August 21, 2026
Pasojat e palestinizimit të revolucionit!

Pasojat e palestinizimit të revolucionit!

August 21, 2026
Koalicioni i të Vullnetshmëve mblidhet të hënën, Macron, Merz dhe Burnham organizojnë takimin e nivelit të lartë

Koalicioni i të Vullnetshmëve mblidhet të hënën, Macron, Merz dhe Burnham organizojnë takimin e nivelit të lartë

August 21, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Vizita e Mickoskit dhe mungesa e himnit / Martin Leka: Provokim nga qarqe naconaliste, por nuk ka ndikim

August 21, 2026
“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

Ethet e gushtit në PS, Rama mbledh ministrat në Pogradec: “Prova” dhe sinjalet për 6 ndryshime në Qeveri?

August 21, 2026
Ukraina synon të blejë sisteme antibalistike me kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së

Ukraina synon të blejë sisteme antibalistike me kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com