• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja e 119 kg kokainë: Nga Ekuadori në Vaqarr, “prita” e maskave, telefonata me Nanon dhe rrethimi i magazinave

by Java News
04/01/2022 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Abc ka siguruar dosjen e sekuestrimit të 119 kg kokainë brenda pakove me banana të të kompanisë   Zico Sh A në zonën e Vaqarit në Tiranë. Droga është zbuluar pas telefonatës së bërë më 30 dhjetor nga administratori i kompanisë së bananeve, duke vënë në dijeni strukturat e shtetit për këtë linjë trafiku të kokainës.

Ka qenë  pronari i kompanisë Trifon Murataj ai i cili ka telefonuar Drejtorin e Përgjithshëm të policisë Gledis Nano. Kjo telefonatë sipas dosjes me dëshmitë, ka ardhur pasi administratori i kompanisë Marson Murataj ka folur me pronarin duke i  treguar si ka ndodhur ngjarja, referuar tregimit të shoferëve të firmës që po transportonin kontejnerin, Hasan Saliaj dhe Gëzim Kalaja, shkruan abcnews.al.

Shoferi i kamionit, Hasan Salihu, ka treguar përballë hetuesve se më 28 dhjetor kishte shkuar në portin e Durrësit për të marrë kontejnerin me banane për llogari të firmës “Ziço Sh.a”. Në kthim drejt kryeqytetit, rreth orës 17:30, në vendin e quajtur Romanat, 4 persona që u prezantuan si punonjës policisë, i prenë rrugën dhe ushtruan kontroll në kamionin me banane.

Kur u larguan e kërcënuan që mos tregonte asgjë. Salihu ka deklaruar se pas kësaj ka vërejtur kutitë me banane që ishin të çrregullta si dhe gomat e mjetit ishin të rëna dhe për këtë kërkoi ndihmën e kolegut, Gëzim Kalaja.

Shoferi i kamionit pretendon se ishte shumë i frikësuar dhe nuk njoftoi policinë, por vuri në dijeni menaxherin e firmës, Marson Muratajn, ndërsa kamioni u transportua drejt magazinave në Vaqarr. Ishte menaxheri që njoftoi pronarin e kompanisë që jeton në SHBA, dhe ky i fundit më 29 dhjetor telefonoi drejtorin e përgjithshëm të policisë.Nano ia ka kaluar çështjen drejtorit të policisë kriminale Tonin Vocaj, i cili ka marrë në telefon shoferin e kompanisë për ti sqaruar ngjarjen. Të nesërmen punonjësit e policisë kanë zbarkuar në magazinat e kompanisë në Vaqarr.

Si u  zbulua droga në kompani

Me pas punonjësit e  policisë kanë vazhduar me procedurat e tyre kqyrje etj. Gjatë shkarkimit të arkave punonjësit kanë vërjetur se disa prej tyre ishin më të rënda. Punonjesit e policisë ndërhynë dhe panë që poshtë shtatë arkave ishin disa pako drejtëkëndëshe me kokainë.

“Unë Artur Leka, Oficer i Policisë Gjyqësore, në bazë të nenit 293 të K.Pr.Penale, me këtë akt i referoj Prokurorit te Prokurorise Prane Gjykates se Shkallës së Parë Tiranë, se me date 31.12.2021, në ambientet kompanise ZICO SHA, e cila ndodhet në Vaqarr, Tirane, është gjetur një sasi lende narkotike e llojit kokainë. Pas njoftimit të marre nga punonjës të kompanisë ZICO SHA, e cila ndodhet né Vaqarr, Tirane, më date 30.12.2021, rreth orës 10.30, është shkuar në ambientet e magazinsve të kësaj kompanie, ku është konstatuar një automjet kamion me targe AA126RE, i cili kishte të  ngarkuar arka bananeah në kontenjerin i cili u gjend i hapur dhe jashtë këtij kontenjeri ishin dhe 4 paleta me arka bananesh sipër, të cilat ishin shkarkuar nga ky kontenjer dhe ishin në ambjentet e magazines së firmes ZICO SHA.

Gjatë kontrollit të ushtruar arkat e bananeve të këtij kontenjeri u konstatuan poshtë bananeve ne shtatë arka bananesh, pako ne forme drejtkendeshi të mbéshjella me natriban transparent poshtë të cilit ka qese ngjyre jeshile, brenda te cilave ka material pluhur te ngurtesuar, me të bardhë të dyshuar si lëndë narkotike kokainë. Pasi u numëruan pakot me lëndë të dyshuar narkotike renultuan 100 pako. Pakot u futen nga ana jone në qese provash”, tha thënë oficeri.

Në total në kontejner janë gjetur 119 kg kokainë që ishte ndarë në 100 pako. Pavarësisht se denoncimi u bë nga vetë kompania  një ditë më parë, gjykata ka lënë në burg, Hasan Salihun, Gëzim Kalanë dhe Marson Muratajn me akuzën e trafikut të drogës të kryer në bashkëpunim.

Skaneri në Durrës

Kontejeri doli i pastër në Durrës. Gjatë kontrollit me skander nuk u zbulua dot sasia prej 119 kg kokainë që sekuestrua në Vaqarr. Kjo ka sjellë edhe  nisjen e hetimeve. Në ditët në vijim pritet që hetimet për këtë rast të kryhen nga prokuroria e posaçme SPAK, ku do të verifikohen veprimet e kontrollorëve dhe zyrtarëve të portit në lidhje me skanimin e kontejnerit.

Nisja nga Ekuadori

Gjithçka ka nisur në një nga portet e Ekuadorit. Droga u gjet pikërisht në kontejnerin me banane të nisur nga Amerika Latine dhe që kishte kaluar transit në portin e Goia Tauro në Itali. Autoritetet doganore në vendin fqinj kanë konstatuar se kontejnerit i mungonte plumbçja apo vula. Për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë vënë re mungesë të arkave me banane. Pas kësaj kontejneri është mbyllur, riplumbosur. Kontejneri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës./m.j

Next Post
“Syno jo vetëm finalen, por edhe kupën”/ Vajza e Monikës ka dy fjalë për të: Ajo ballukja të…

“Syno jo vetëm finalen, por edhe kupën”/ Vajza e Monikës ka dy fjalë për të: Ajo ballukja të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In