• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja/ Arratisja nga burgu grek dhe zjarri me policinë, akuzat për mikun e Ilir Kupës

by Java News
16/12/2016 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Klement Çala, i akuzuar për veprat penale të “vrasjes me dashje të punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë, dy herë, si edhe për veprat penale të krijimit të organizatës kriminale, largimit nga burgu dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarjet e ndodhur në burgun e Trikalas në Greqi, në mars 2013.

I pandehuri, së bashku me disa të burgosur të tjerë, ndër të cilët edhe Ilir Kupa dhe Fatos Sulaj, të dënuar tashmë në Shqipëri për këtë ngjarje, kanë organizuar dhe realizuar arratisjen nga burgu dhe kanë tentuar të vrasë dy prej policëve roje të atij institucioni.

Pas arratisjes nga burgu, nuk është bërë i mundur arrestimi i tij dhe autoritetet greke kanë kërkuar transferimin e procedimit penal ndaj tij në Shqipëri. Hetimi u zhvillua nga Prokuroria për Krime të Rënda, në mungesë të të pandehurit.

Arratisja dhe përleshja me policinë greke

Me date 22.03.2013, persona te panjohur qe kishin hipur ne nje makine tip VAN, i jane afruar territorit rrethues te burgut dhe, pasi jane diktuar nga policet e sherbimit te burgut, kane dale nga automjeti, duke mbajtur arme dhe bomba dore dhe me perdorimin e tyre kane qelluar kunder policeve dhe gardianeve te jashtem te burgut. Perleshja e armatosur ka zgjatur per rreth 30 minuta.

Gjate shkembimit te zjarrit, disa te burgosur te pavjonit C2 te burgut, kryesisht me origjine shqiptare midis te cileve dhe shtetasi nën hetim Klement Çala, te cilet me pare kishin prere kangjellat e dritares, kane dale ne territorin e brendeshem te burgut, jane ngjitur ne tarrace duke perdorur shkalle te sajuara dhe te pershtatura dhe kane dale nga burgu duke kapercyer edhe rrethimin e jashtem.

Ka rezultuar se disa nga te burgosurit e arratisur jane larguar drejt godinave dhe te tjere jane larguar pasi kane hipur ne automjetin e tipit VAN. Automjeti me te cilin ata jane larguar, eshte gjetur me pas i djegur ne nje zone bujqesore dhe ka qezultuar se ishte denoncuar i vjedhur ne dt. 19.03.2013.

Ne ngjarje kane mbetur te plagosur dy prej gardianeve te burgut dhe nje prej te burgosurve shqiptare, shtetasi E. Sinani i cili me pas ka gjetur vdekjen ne dt. 02.07.2013, si rrezultat i plageve me arme zjarri.

Shtetasi Klement Çala nuk është kthyer me ne burgun ku vuante denimin dhe ndaj tyre, nga Gjykata e Shkalles se Pare Trikala, eshte nxjerre urdheri i arrestit  nr. 41/2013.

Hetimi 

Nga materialet e derguara ka rezultuar se ne Greqi shtetasi Klement Çala ka qene ne ndjekje penale, si i dyshuar per kryerjen e disa vepra penale te parashikuara nga Kodi Penal grek dhe konkretisht; “Vrasjes me dashje” të kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kanosje për shkak të detyrës” të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 238 e 25 i Kodit Penal, “Vjedhje me dhunë” të kryer në bashkëpunim, të mbetur në tentativë “Vjedhje me armë” të kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” të kryer në bashkëpunim, të “Organizatës kriminale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në përfundim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në burgun e Trikalës, Prokuroria për Krime të Rënda e akuzon të pandehurin Klement Çala për

– “Vrasjes  me dashje e kryer ndaj  punonjesit te policise”, mbetur në tentativë ndaj gardianit të burgutKarras Konstatinos.

– “Vrasjes  me dashje e kryer ndaj  punonjesit te policise”, mbetur në tentativë ndaj gardianit të burgutDhimitros Michail.

– “ Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

– “Krijimi I Grupit të strukturuar Kriminal”

– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar Kriminal”,

– “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake“

ma.me

Next Post
Rama në Zharrëz: Kredi 50 milionë euro në vit për fermerët

KONISPOL/ Rama shpërndan certifikatat e pronësisë për minoritarët: Çdo qytetar në Shqipëri është njëlloj   

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Raporti i OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

July 15, 2026
“Debatet dhe mosmarrëveshjet do marrin fund”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

“Debatet dhe mosmarrëveshjet do marrin fund”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

July 15, 2026
Rama publikon ‘prapaskenat’ nga Brukseli: Batuta me ministrat dhe momentet nga mbyllja e tre kapitujve me BE

Rama publikon ‘prapaskenat’ nga Brukseli: Batuta me ministrat dhe momentet nga mbyllja e tre kapitujve me BE

July 15, 2026
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, shtrëngata të izoluara vetëm në zonat malore

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, shtrëngata të izoluara vetëm në zonat malore

July 15, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do godasim urat dhe termocentralet nëse nuk i riktheheni negociatave

Trump kërcënon Iranin: Do godasim urat dhe termocentralet nëse nuk i riktheheni negociatave

July 15, 2026
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

July 15, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Opozita duhet të sillet si qeveri për integrimin

July 15, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Shqipëria mbyll 3 kapitujt, Vangjeli: Klithmë qortimi për politikën vendase të ndarë

July 15, 2026
Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In