• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit/ Biznesmeni Sota mbetet në burg

by A R
01/12/2017 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni orest Sota, i ndaluar me rreth 863 mijë euo dhe patentat e ish-ministrit Tahiri në makinën e tij do të mbetet në burg. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda nuk ka pranuar kërkesën për zbutjen e masës së sigurisë.

Ai do të mbetet në burg, për akuzat “Fshehje të ardhurash” dhe “Pastrimin e produktit të veprës penale”

PROVAT E PROKURORISË:

Më datë 1 nëntor 2017, rreth orës 16:30, patrulla e Policisë Rrugore e Komisariatit të Policisë Elbasan ka qenë me shërbim në fshatin Balldren të qytetit të Elbasanit.

Kjo patrullë ka konstatuar automjetin me targa AA 718 OS, i cili lëvizte në drejtimin Papërr – Bradashesh dhe i kanë bërë me shenjë për të ndaluar. Ky mjet nuk ka ndaluar dhe ka vijuar rrugën normalisht dhe për këtë shkak, nga patrulla e Policisë Rrugore janë njoftuar shërbimet e tjera të Policisë, të cilat duke e ndjekur, kanë konstatuar se mjeti në përfundim të rrugës së tij ka hyrë në ambientet e shoqërisë “KURUM” ku dhe është ndaluar nga furgoni i Policisë.

Sipas Prokurorisë, biznesmeni Orest Sota është konstatuar në drejtim të mjetit dhe ka deklaruar se arsyeja e mosndalimit ishte fakti se ai nuk posedonte lejen e drejtimit të mjetit. Pas shoqërimit të mjetit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, pas ushtrimit të kontrollit, në brendësi të tij është gjetur edhe shuma prej 863.000 euro dhe tri dokumente, dy prej të cilave ishin pasaporta detare në emrin e Saimir Tahirit dhe bashkëshortes së tij, dhe një patentë për mjet lundrues në emër të ish-ministrit të Brendshëm.

Gjithashtu, prokurorët thanë në seancë se nga verifikimi i parave, ka rezultuar se 5 kartë- monedha 50 euroshe ishin false. Këto para janë gjetur të shpërndara në mjetin e Sotës dhe pa asnjë fashetë të ndonjë banke. Orest Sota, në deklarimet e tij përpara oficerëve të Policisë, ka pranuar faktin se po drejtonte automjetin pa lejen e drejtimit, e cila i ishte pezulluar.

Për sa i përket shumës së parave, i arrestuari, që në momentin e parë, është shprehur se kjo shumë të hollash i përket të atit të tij, shtetasit Lefter Sota, dhe ato po transportoheshin prej tij në ambientet e shoqërisë “KURUM” për blerjen e një sasie të konsiderueshme hekuri.

Gjithashtu, sipas prokurorëve që e kanë bashkuar çështjen Sota me atë të “Tahiri-Habilaj”, nga deklarimet e marra prej shefit të financës së “KURUM”, rezulton se ai nuk ka pasur asnjë dijeni dhe as nuk është njoftuar për ndonjë transaksion me para në dorë nga biznesmeni Orest Sota apo të afërm të tij. Ndaj, sipas prokurorit Gentian Somani, alibia e biznesmenit se paratë ishin për “KURUM” dhe për të blerë hekur, nuk qëndron.

Next Post
Ndryshimi i madh në pamje dhe jeta e re e “Noçes” së Big Brother

Ndryshimi i madh në pamje dhe jeta e re e "Noçes" së Big Brother

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com