• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Dosja 339’/Opozita dhe në fundjavë nuk i ndahet Dakos

by Java News
18/11/2018 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe në fundjavë nuk i ndahen Dakos. Dhe këtë herë ishte rradha e deputetit të PD-së, Flamur Noka në konferencë për shtyp që ka përsëritur sërish akuzat e opozitës ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Në deklaratën e tij, Noka u shpreh se përgjimet e dosjes 339 provojnë se Vangjush Dako bashkëpunoi me bandat për të blerë vota gjatë zgjedhjeve në Durrës dhe se për këtë arsye ai duhet që të arrestohet.

Në dosjen 339, të cilën Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e Prokurorisë ekzistojnë me qindra faqe pergjime që provojnë se Vangjush Dako ishte në krye të operacionit kriminal për blerjen e votës në Qarkun e Durrësit dhe kërcënimit të votuesve nëpërmjet bandave. Mosarrestimi i Vangjush Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.

Deklarata e plotë:

Dosja 339 është prova e krimit elektoral të Vangjush Dakos, i cili bashkëpunoi me bandat për të blerë pushtetin ilegjitim të Edi Ramës.

Në dosjen 339, të cilën Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e Prokurorisë ekzistojnë me qindra faqe pergjime që provojnë se Vangjush Dako ishte në krye të operacionit kriminal për blerjen e votës në Qarkun e Durrësit dhe kërcënimit të votuesve nëpërmjet bandave.

Për këtë krim Kryetari i Bashkisë së Durrësit duhet të arrestohet!

Heshtja e prokurorisë, nën kontrollin e plotë të Edi Ramës, mund ta ndohmojë sot për sot Vangjush Dakon, por askush dhe asgjë nuk do ta shpëtojë nga ndëshkimi për krimin e blerjes së pushtetit me bandat.

Dosja 339 është simboli që ka zbuluar skemën e përdorur nga Edi Rama në të gjithë Shqipërinë, për të grabitur vota me ndihmën e kriminelëve, në këmbim të favoreve në prona, tendera publikë dhe lehtësi në marrëdhënie me policinë.

Kjo skemë provohet nga përgjimet e bëra publike deri tani:

  • Biseda telefonike e shkurtit, me Altin Avdylajn, i njohur si Niçja, ku i premton dhe favore, e provon këtë.
  • Falenderimet pas zgjedhjeve të datës 27 Qershor, po me Niçen për të falenderuar kryekapobandën Astrit Advylaj, e provojnë këtë.
  • Mesazhet me Cinen, Jasin Avdylin për të ndërhyrë tek FNSH-ja dhe komunikime të tjera të zbardhura në dosjen 339, e provojnë këtë.

Mosarrestimi iVangjush Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

Akuzat e PD ndaj Dakos lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku kryebashkiaku i Durrësit komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, ndërkohë që akuzat janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili është shprehur se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të zgjedhjeve.

Next Post
Euro Liga/Traineri Panuçi u përvishet kuqezinjve

Euro Liga/Traineri Panuçi u përvishet kuqezinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com