• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOSJA 339 / Meta i shqetësuar për lirinë e medias, Prokuroria: Synojmë ruajtjen e sekretit hetimor

by A R
06/06/2019 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas urdhrit të Prokurorisë për të ndaluar publikimin e materialeve hetimore nga Dosja 339, ka ardhur edhe një reagim nga Presidenti Meta.

Përmes një letre publike, Ilir Meta shprehet se asnjë urdhër nuk mund të ketë autoritet mbi lirinë e medias.

Kreu i shtetit shprehet se është i shqetësuar sa i përket vendimit të organit të akuzës.

Por ndërkohë, Prokuroria ka reaguar duke theksuar se nuk synon kufizimin e medias. Sipas saj, e gjitha vjen nga nevoja për rutjajtne e sekretit hetimor.

“Ky ndalim ligjor synon të ruajë sekretin hetimor dhe gjen zbatim për të gjithë subjektet proçedurale të çështjes penale nr. 339 të vitit 2016, si prokuror, oficer të policisë gjyqësore, mbrojtës ligjor, të pandehur dhe çdo subjekt tjetër që është njohur apo merr dijeni për aktet e proçedimit penal për shkak të funksionit që kryen” – sqarojnë prokurorët.

REAGIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË SH.T.Z ILIR META
 
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të thellë publikimet e gazetës së njohur gjermane “Bild”, të interceptimeve të bisedave telefonike mes disa funksionarëve publikë në Qarkun e Durrësit me persona me precedentë kriminal gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
 
Presidenti i Republikës gjithashtu është njohur edhe me reagimin e organit të Prokurorisë ndaj publikimit të këtyre interceptimeve, që nëpërmjet një urdhërese kërkon ndalimin e publikimit të tyre në media.
 
Presidenti i Republikës duke shprehur shqetësim të thellë në lidhje me këtë urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda thekson se:
 
Referencat ligjore të nenit 104 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 295/a, paragrafi i 3-të të Kodit Penal, të përdorura nga organi i Prokurorisë përcaktojnë detyrime ligjore që i adresohen për zbatim punonjësve të shtetit dhe nxjerrja e një urdhëri të tillë, indirekt intimidon median e lirë, ç’ka është e papranueshme për një shoqëri demokratike.
 
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, mbron të drejtën themelore të qytetarëve për informim. Neni 22 i saj sanksionon qartë se :
1.Liria e shprehjes është e garantuar.
2.Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.
3.Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.
 
Ndërsa neni 23, pika 1 sanksion qartë se: E drejta e informimit është e garantuar.
 
Asnjë urdhër nuk mund të ketë autoritet mbi këtë të drejtë themelore kushtetuese të medias së lirë e të pavarur.
 
Presidenti i Republikës, inkurajon organin e Prokurorisë të hetojë me përparësi, paanësi dhe profesionalizëm këtë dosje të bërë publike por edhe cdo dosje tjetër që ka të bëjë me manipulimin e zgjedhjeve apo intimidimin e qytetarëve me qëllim deformimin e vullnetit te tyre të lirë dhe shtrembërimin e rezultatit të zgjedhjeve.
 
Çdo vonesë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës nga ana e organit të Prokurorisë, nuk i shërben interesit publik të përgjithshëm.
 
Presidenti i Republikës mbështet reagimin e sotëm të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë lidhur me këtë çështje dhe inkurajon të gjithë gazetarët kurajozë në denoncimin e fakteve dhe të dhënave kriminale.
 
Rikthimi i besimit tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme është vendimtar jo vetëm për bashkëjetesën tonë të shëndetshme demokratike si shoqëri, por edhe për celjen e negociatave për antarësimin në Bashkimin Evropian sa më parë.

DEKLARATA E PLOTË E PROKURORISË

Sipas Urdhërit të Prokurorëve, datë 05.06.2019, të dërguar për njoftim në media, në lidhjeme ndalimin e publikimit të akteve sekrete të proçedimit penal nr. 339 të vitit 2016, sqarojmë se ndalimi i publikimit,është i bazuar në ligjin proçedural dhe atë material në fuqi, (nenet 103, 104 e 105 të Kodit të Proçedurës Penale dhe neni 295/a të Kodit Penal) .

Ky ndalim ligjor synon të ruajë sekretin hetimor dhe gjen zbatim për të gjithë subjektet proçedurale të çështjes penale nr. 339 të vitit 2016, si prokuror, oficer të policisë gjyqësore, mbrojtës ligjor, të pandehur dhe çdo subjekt tjetër që është njohur apo merr dijeni për aktet e proçedimit penal për shkak të funksionit që kryen.

Në fazën ku ndodhet hetimi i kësaj çeshtjeje,nxjerrja e akteve me të dhënatë ndryshme që përbëjnë sekret hetimorë, mund të ndikojë në rezultatet e hetimit, tjetërsimin apo deformimin e provave si dhe sigurinë e shtetasve emrat e tëcilëve mund të bëhen publike nga publikimi i paautorizuar i akteve sekrete, të cilët janë pyetur apo do të pyeten për faktet objekt hetimi.

Duke vlerësuar rolin e mediave në informimin e publikut, ju bëmë me dije se ky urdhër nuk ka për qëllim kufizimin apo cënimin e lirisë së mediave, por vetëm arsyet ligjore të lartpërmëndura.

Next Post
Mbyllet gara, 4 kandidatura zyrtare për Prokuror të Përgjithshëm

Prokuroria sqaron urdhrin: Synojmë ruajtjen e sekretit të Dosjes 339, jo pengimin e medias

Comments 1

  1. Lili says:
    7 years ago

    Kryebanditi dhe vrasesi i shqiptareve,gangsteri Ilir kriminel Mataj vendin e ka ne burg dhe pastaj te varet ne litar ne mes te Tiranes Si nuk e tha nje fjale a fjali te vertete ne keto 29 vjet.Mallkuar qofsh ti vrases i popullit tend!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In