• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dosja 339/1”/ Ja 5 gjyqtarët e emëruar nga PD dhe Berisha, që liruan Astrit Avdylajn

by Java News
08/06/2019 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse pesë ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë nuk do të lironin nga burgu Astrit Avdylin, i njohur ndryshe edhe si Niçja, klasa politike shqiptare nuk do të ishte ‘mbërthyer’ nga polemikat, debatet, akuzat dhe konfliktualiteti për dosjen 339/1.

Ata janë Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, Artan Zeneli, Tom Ndreca dhe Guxim Zenelaj.

Kjo trupë gjykuese, kryesuar nga Edmond Islamaj, në 2 mars 2016, në unison të plotë, ka vendosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Avdylajve, i dënuar me 16 vjet burg për vrasje.

Ndër të tjera, në vendimin e zbardhur nga Shqiptarja.com, thuhet se “Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se lirimi i të dënuarit për shkak se i rrezikohet jeta, do t’i mundësojë atij aksesin në trajtim mjekësor të përshtatshëm që do të ndikonte në uljen e rrezikut që i kanoset jetës së këtij të dënuari, prandaj është e nevojshme ndjekja në rrugë ambulatore e gjendjes shëndetësore të kërkuesit Astrit Avdyli në përputhje me ligjin dhe aktet përkatëse dhe nënligjore për shëndetin mendor në Republikën e Shqipërisë”.

Dy vjet pas lirimit nga pesë ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë, Astrit Avdyli u arrestua sërish, në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’, tashmë me akuzën për trafik heroine në Shqipëri dhe Gjermani.

Ndërkaq, sot, të pestë gjyqtarët që liruan nga burgu Astrit Avdylin nuk shërbejnë më në sistemin e drejtësisë. Që të pestë, të emëruar me forcën e kartonëve nga Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, ose janë kanë ‘mbathur’ nga drejtësia për shkak të frikës nga Vetingu ose janë shkarkuar nga detyra pikërisht nga organet e Vetingut.

Pesë ish-gjyqtarët janë emëruar nga Partia Demokratike në Gjykatën e Lartë në harkun kohor 2008-2013, në kuadër të planit për kapjen e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese me persona të besuar, para largimit nga pushteti, në shtator të vitit 2013. (Tema)

Next Post
Athinë/ Grekët tolerojnë, lejojnë një xhami në kryeqytet

Athinë/ Grekët tolerojnë, lejojnë një xhami në kryeqytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In