Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate të ashpra ditën e sotme ndërsa deputeti Tom Doshi ka akuzuar rëndë institucionin e kontrollit të pasurive.
Doshi tha sot se ILDKPKI është një institucion i korruptuar që akuzën më parë ia ka shpërndarë mediave sesa ia ka komunikuar atij vetë. Këto deklarata vijnë pasi deputeti socialist është nën hetim për fshehje të pasurisë.
“Kreu i ILDKPKI është njëriu më i korruptuar. Jeni të gjithë mashtruesa nga i pari tek i fundit. Mua çdo vit më bie shorti për t’u hetuar. Ju më parë ia keni çuar akuzat ndaj meje mediave sesa mua” – mësohet të ketë thënë Tom Doshi në Kuvend. /b.d