• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Doshi fiton lirinë: I pakënaqur, nuk shkoj në Kuvend

by
28/04/2015 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë vendosi të lërë të lirë deputetin e përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi. Vendimi është marrë ditën e sotme, ky gjykata vendosi të pranojë kërkesën e deputetit Doshi, duke i ndryshuar masën nga “arrest shtëpie” në masën “detyrim paraqitje”.

Në seancën gjyqësore, deputeti Doshi ka kërkuar lirinë, me pretendimin se akuzat e ngritura ndaj tij nuk ekzistojnë.

Në dalje nga seanca deputeti Doshi u shpreh i pakënaqur me vendimin, duke theksuar se sipas tij Kryeministri Rama dhe Kryeparlamentari Meta po i bëjnë presion gjykatës. Sipas tij Rama i ka braktisur socialistët duke punuar vetëm për Metën, ndërsa shtoi se kryeministri e ka mendjen të shijojë pushtetin.

Doshi bëri të ditur gjithashtu se nuk do të shkojë në seancën parlamentare të së enjtes.

Unë jam i pakënaqur edhe me vendimin e parë dhe atë të sotëm. Asnjë nga akuzat nuk ekziston. Pavarësisht se Prokurori i Përgjithshëm, Kryeministri dhe Kreu i Kuvendit po i bëjnë presion gjykatës. Nuk dua të shkoj në Kuvend. Pres Prokurorinë që të marrin vesh të vërtetën. Rama po shijon pushtetin, nuk i interesojnë zgjedhjet vendore. Rama i ka braktisur socialistët, ai po punon vetëm për Ilir Metën.

Edhe avokati i tij Vladimir Meçe u shpreh se nuk ishin të kënaqur me vendimin. Sipas tij sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë nën presionin e politikës.

“Gjykata vendosi detyrim paraqitje. Ne nuk jemi të kënaqur me vendimin e gjykatës, edhe pse ky është një lajm i mirë. Kjo ka të bëjë me sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Gjykata demonstroi se është nën presionin dhe trysninë e politikës, dhe kjo na bën të vazhdojmë luftën tonë. Patjetër që Doshi do të rikthehet në Kuvend. “ tha avokati Vladimir Meçe

Në këtë mënyrë, pas rreth 1 muaji në arrest shtëpie deputeti Doshi ka fituar lirinë, ndërsa do t’i duhet të paraqitet në gjykatë çdo të hënë në orën 10:00. Ai u vu nën akuzë për kallëzim të rremë lidhur me pretendimin e Doshit se ndaj tij është organizuar një atentat për ta eleminuar fizikisht atë dhe kolegun demokrat Mhill Fufi.

Doshi në Gjykatë, kërkon lirinë

Deputeti Tom Doshi është paraqitur sot në Gjykatën e Lartë për të kërkuan lirinë. Doshi është parë të hyjë në gjykatë në shoqërinë e avokatëve të tij ndërsa pritet të kërkojë ndryshimin e masës së dënimit nga “arrest shtëpiak” në gjykim në gjendje të lirë.

Trupi gjykues pritet të shqyrtojë kërkesën e avokatëve ndërsa Doshi akuzohet për sajimin e një skenari për vrasjen e deputetëve. Kërkesa në fjalë do të gjykohet nga i njëjti Kolegj Penal që caktoi masën e arrestit në shtëpi një muaj parë.

Next Post

Doshi, pesha në këmbë që po e refuzojnë të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In