• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hakerat infektuan 500 mijë IP në 224 shtete, Shqipëria pjesë e hetimit

by Lorenc Vangjeli
04/12/2015 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ishte pjesë e një operacioni ndërkombëtar për goditjen e një grupi hakerash të cilët infektuan rreth 500 mijë IP në të gjithë botën me virusin “Dorkbot malware”. Në aksion merrnin pjesë sektorët kundër krimit kibernetik, në policitë e 36 vendeve përfshirë dhe Shqipërinë.

Sipas të dhënave, rezulton se nga ky virus janë sulmur sistemet kompjuterike të 224 shteteve. Janë konstatuar 1.427 ndërhyrje me persona të prekur, si dhe 475.532 IP të infektuara.

Njoftimi i Policisë

KOMUNIKATË PËR SHTYP

  • Operacion ndërkombëtar kundër piratëve të informatikës
  • Policia shqiptare pjesë e hetimit mes 36 shteteve

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Dorkbot malware”, në bashkëpunim me EUROPOL dhe FBI-në, Sektori për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, si edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kryen regjistrimin e procedimit penal për veprat penale të “Ndërhyrjes në sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorim të paisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/c dhe 293/ç të Kodit Penal.

Duke koordinuar veprimet nëpërmjet EUROPOL-it, në datë 3 dhjetor 2015 në orën 13:00, u bë ndërhyrja në të njëjtën kohë në 36 shtetet pjesmarrëse në këtë operacion, duke nxjerrë jashtë funksionit serverat, të cilat ishin objekt hetimi.

Gjatë hetimeve janë ekzaminuar të dhënat e gjetura nga viruset “Dorkbot malware” dhe janë identifikuar 1.427 ndërhyrje, me shtetas të prekur në 225 shtete në mbarë botën, si dhe 475.532 IP të infektuara nga këto viruse.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Next Post

"Ronaldo është homoseksual dhe ky është i dashuri i tij"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com