• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doris Pack sulmon deputetin gjerman dhe mbron Berishën: Mos të ndërhyjë, të respektohet rezultati i së dielës në PD

by Java News
20/05/2022 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack, ka bërë një reagim lidhur me deklaratën e deputetit kristiandemokrat gjerman, Gunther Krichabuam, i cili tha se nuk do të ketë bashkëpunim me PD-në nëse kjo parti i kthehet së djeshmes.

Gjatë një prononcimi të dhënë për “Syri Tv”, Pack ka thënë se Krichbuam nuk duhet të ndërhy pasi sipas saj nuk i njeh problemet e brendshme të PD.

Duke dëgjuar intervistën e zotit Krichbaum, më lindi përshtypja se ai nuk i njeh faktet e problemeve në partinë tonë simotër PD në Shqipëri”.

“Askush nga jashtë nuk duhet të ndërhyjë dhe mbi të gjitha të mos japë këshilla. Partia Popullore Europiane është treguar e mençur që nuk ka ndërhyrë.
I ftuari i huaj në Shqipëri- ambasadorja Kim- ka vepruar në mënyrë të papranueshme dhe është përgjegjëse për shumë probleme në PD.
Nëse të dielën të gjithë anëtarët e PD-së kanë të drejtë të votojnë për një kryetar të ri partia dhe do të shkojnë të votojnë: duhet të respektojmë personin e zgjedhur,” deklaroi Pack./m.j

Next Post
U tërhoq PS? Balla: S’kishim asnjëherë një marrëveshje për t’i dhënë firmat për kandidatët e opozitës! Ne dakordësuam…!

U tërhoq PS? Balla: S’kishim asnjëherë një marrëveshje për t’i dhënë firmat për kandidatët e opozitës! Ne dakordësuam…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com