• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doris Pack merr në mbrojtje Berishën ‘non grata’: SHBA s’ka asnjë fakt ndaj tij, s’ishte vendim korrekt. Politikanë të tjerë do sanksionohen

by Java News
02/11/2022 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane dhe ish-deputetja e PE-së, Doris Pack thotë se vendimi i DASH-it për shpalljen ‘non grata’ të kryedemokratit, Sali Berisha, është vendim politik dhe jo juridik.

Në një intervistë për Euronews Albania, Pack u shpreh se nëse ka prova për korrupsion, institucionet duhet të nisin hetimet.

Por Pack nënvizoi se anjë politikan nuk duhet të ndërhyjë në punët e drejtësisë.

“Anëtarët e Partisë Demokratike e dinin këtë vendim të DASH-it, por vendosën ta injorinin, është e drejta e tyre ta bëjnë këtë. DASH nuk është agjenci ligjzbatues, por një institutcion politik. Vendimet e tij për t’i ndaluar hyrjen dikujt, janë tërësisht politike dhe jo të drejtësisë.

Nëse ka ndonjë provë për korrupsion apo veprime keqbërëse, atëherë institucionet duhet ta hetojnë atë dhe duhet ta sjellin para drejtësisë. Por asnjë person politik nuk duhet të ndërhyjë në punët e drejtësisë dhe t’i thotë se çfarë të bëjë. Jam në kontakt me mikeshën time Albana Vokshi dhe jam në dijeni të asaj që po ndodh”, theksoi ajo.

Pack deklaroi se ka pasur lobime kundër Partisë Demokratike, në Bruksel dhe Uashington.

Ajo u shpreh se disa njerëz po minojnë proceset e Partisë Demokratike.

Sipas saj, reagimi i demokratëve ishte i shpejtë pasi Sali Berisha u përjashtua nga PD dhe nënvizoi se është diçka pozitive, fakti që tanimë shumica e tyre janë të bashkuar.

“Nuk mund të flas me shumë komptetenca për këtë situatë, por siç e dini, më pëlqejnë shqiptarët dhe Shqipëria dhe pres një të ardhme të mirë në Bashkimin Evropian. Mund të them se regjimi autokratik në Shqipëri është sistematikisht alarm. Unë e di që ka pasur lobime kundër Partisë Demokratike, në Berlin, Bruksel dhe vende të tjera, jam e sigurt që është e njëjta gjë edhe në Shtetet e Bashkuara.

Mund të them që janë njerëz që po minojnë procese të Partisë Demokratike. Ish-lideri i Partisë Demokratike ka bërë shumë gabime, por pasi u përjashtua nga radhët e Partisë Demokratike me kërkesë të një ambasadori, iu kërkua partisë që ai të përjasahtohej dhe reagimi ishte shumë i shpejtë. Është diçka pozitive që shumica brenda radhëve të Partisë Demokratike është e bashkuar”, theksoi ajo./m.j

Next Post

Çfarë do të ndodhte sot në PD sikur të mos ishte Berisha?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In