• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dorina Gegiçi: Ja si e “josha” Gabbana­n

by
24/08/2015 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorina Gegiçi: Ja si e “josha” Gabbana­n

Dorina Gegiçi është një nga modelet që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë. E angazhuar që në moshën 14­vjeçare në modeling, tashmë Dorina numëron disa eksperienca, mes të cilave, si më të veçantën dhe të rëndësishmen konsideron shfaqjen në faqet e revistës prestigjioze “Vogue Italia”. Sidoqoftë, kohëve të fundit Dorina ka para vetes një mundësi vërtet të rëndësishme. Modelja ka tërhequr vëmendjen e stilistit të njohur Stefano Gabbana, i cili ka publikuar në “Instagram”­in e tij një foto të modeles.

 Por, me sa duket gjërat nuk kanë përfunduar këtu, pasi siç thotë Dorina në intervistë, “ky mund të jetë veç një fillim i mbarë”.

Modelja tregon për ambiciet, pasionin për modelingun, çfarë e ka shtyrë të ndiqte këtë rrugë, mendimin për Armina Mevlanin dhe sa e ndihmon bukuria në marrëdhëniet me meshkujt.

Dorina, arrite të bëheshe e njohur në Shqipëri e jashtë saj në një kohë shumë të shkurtër. Si ndihesh për këtë?

Po punoj drejt pasionit tim. Uroj të arrij këto që thoni ju, por gjithsesi shoh një rrugë të gjatë para meje.

I ka plotësuar fama apo popullariteti pritshmëritë e tua? Është ashtu siç e kishe menduar?

Fama dhe popullariteti nuk janë tani në vëmendjen time. Mendoj që Shqipëria është shumë e vogël, dhe kjo mbase arrihet thjesht. Ajo çka unë synoj dhe kam pritshmëri është të kem një punë të vërtetë si modele, pasi për momentin ky është pasioni im.

Je angazhuar në modeling që në moshën 14-­vjeçare.  Çfarë të bindi se duhej ta shihje veten patjetër në pasarelë?

Mendoj që ka qenë fiziku im që bindi si fillim profesionistët, pasi unë, më shumë se bindje që mund të jem e përshtatshme për këtë gjë, edhe asokohe më udhëhiqte pasioni.

Gjatë gjithë eksperiencave të deritanishme, cilën do të veçoje si më interesanten?

S’di të veçoj asnjërën, pasi të gjitha kanë pasur emocionin e vet, por edhe prezenca im në “Vogue Italia” më ka bërë të ndihem shumë mirë.

Ditët e fundit, një foton tënde ka shpërndarë edhe stilisti i famshëm Stefano Gabbana; si ra në kontakt Gabbana me ju?

Stilisti i mirënjohur, pasi pa fotot e mia të fundit, ku unë isha veshur me koleksionin e fundit të “D&G”, e mori foton nga fotografi Endrit Mërtiri dhe e shpërndau në “Instagram”­in e tij personal. Natyrisht që u ndjeva e vlerësuar, pasi jo çdo modeleje i ndodh të tërheqë vëmendjen e stilistit.

Çfarë do të thotë për ty të jesh modelja e preferuar e “Dolce & Gabbana”?

Për një modele, është e rëndësishme të pozojë e të preferohet nga marka të mëdha. Uroj të jetë ky veç një fillim i mbarë!

Next Post

Emërime të reja në Policinë e Tiranës dhe Kavajës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com