• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dorëzohet” Vuçiç, i thotë ‘po’ planit franko-gjerman: Ma bënë të qartë se me çfarë do përballemi nëse nuk e pranojmë

by Java News
20/01/2023 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me pesë diplomatët ndërkombëtarë ka deklaruar se për të sot ka qenë ditë shumë e vështirë. Sipas tij, “ndoshta biseda më e vështira që e ka pasur me ta”.

“Një diskutim i hapur dhe serioz. Ajo për të cilën u dakorduam është se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se kur keni një konflikt të ngrirë, është vetëm çështje kohe kur dikush do ta shkrijë atë dhe kur individë të papërgjegjshëm do të cenojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar ai.

Ai shtoi se si president i Serbisë i është bërë e qartë nga pesëshja se me çfarë  sfida dhe probleme do të përballej Serbia “nëse nuk pajtohemi me planin e propozuar”.

“Në këto kushte kërkuam nga përfaqësuesit e SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë plus Lajçak ,që të na ndihmojnë të gjithëve për të kapërcyer turbulencat me të cilat po përballemi në Kosovë dhe Metohi dhe besojmë se është koha e fundit të formohet Asociacioni  i Komunave Serbe, i cili jo vetëm që është premtuar, por edhe është nënshkruar 10 vjet më parë, dhe është urgjente, sepse vetëm pas kësaj është i mundur kthimi në institucione dhe bisedimet për një normalizim të situatës”, tha Vuçiq.

Duke folur tutje rreth përmbajtjes së takimit Vuçiq shtoi se “thashë se në ditët dhe javët në vijim do të zhvillojë konsultime me kabinetin e  Qeverisë së Serbisë Kuvendit dhe me të gjitha grupet e rëndësishme shoqërore, se jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar, por një gjë e bëra shumë të qartë dhe tregova gjithë shqetësimin dhe rezervën për një çështje të rëndësishme, për një çështje të rëndësishme, por nuk mund të flas se propozimi nuk është publik”, tha Vuçiq.(Express)

Next Post
VIDEO/ “Armët gati për të qëlluar”! Zbardhen fjalët e Ndrea Prendit, kush dha urdhër për të vrarë protestuesit në 21 janar

VIDEO/ "Armët gati për të qëlluar"! Zbardhen fjalët e Ndrea Prendit, kush dha urdhër për të vrarë protestuesit në 21 janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com