• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dorëzohet” Tirana/ Bardheblutë në kaos, pësojnë lehtësisht edhe golin e dytë. Xhixha ngushton rezultatin, por s’ka shpresa për kualifikim

by Java News
12/07/2022 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana luan sot në “Air Albania” ndeshjen e kthimit të turit të parë të Ligës së Kampioneve ndaj kampiones së Luksemburgut, Dudelanzh.

Bardheblutë, pas humbjes 1-0 në sfidën e parë, duhet të përmbysin gjithçka në duelin e kthimit për të tentuar kalimin e turit që do t’i jepte një ndihmë të madhe për të arritur fazën në grupe të kompeticioneve europiane.

bandicam 2022-07-12 20-02-06-819

LIVE TIRANA-DUDELANZH 1-2

78′ Xhixha / 50′ Bojiç, 61′ SInani

MINUTË PAS MINUTE

78’ GOOOL nga Tirana. Top i gjatë i Aleksit, gjen Xhixhën i cili me një sprint të shpejtë shfaqet para portierit dhe e mposht atë me një diagonale të saktë.

Trajneri Orges Shehi ka bërë një ndryshim të vetëm në krahasim me formacionin titullar të ndeshjes së parë dhe ky i detyruar për shkak të kartonit të kuq që mori Limaj në atë sfidë. Në vend të tij në fushën e e lojës si titullar sot është përzgjedhur Hila, i cili garanton më shumë mbulim për mbrojtjen, teksa Totre pritet të jetë i orientuar tërësisht drejt sulmit.

Ndërsa Dudelanzh është përgatitur për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë pasi trajneri Fanguiero ka përzgjedhur një rreshtim 5-4-1 në këtë duel me vetëm Haxhi të avancuar.

LIVE TIRANA-DUDELANZH 0-2
50′ Bojiç, 61′ SInani

MINUTË PAS MINUTE

63’ Totre lë fushën e lojës me Shehin i cili vendos të aktivizojë Hasanin në minutat e mbetura.

61’ Tjetër shuplakë për Tiranën. Pas një aksioni nga e djathta të miqve, topi shkon në anën tjetër te Sinani i cili kontrollon dhe gjuan duke gjetur golin e dytë.

58’ Qefalia merr vendin e Hilës, ndërsa Toshevski i lë vendin në fushë Përgjonit.

57’ Hasan gjen hapësirë nga e djathta për të gjuajtur, pro gabon shënjestrën dhe dërgon topin jashtë.

55’ Tirana ka humbur qetësinë në këto momente dhe gabon pasime të thjeshta duke i dhënë mundësinë kundërshtarëve që t’i afrohen zonës së Bekajt.

52’ I sapofuturi Uasiero ka mundësinë që të dyfishojë shifrat, por gjuajtja e tij këtë herë ndalet nga Bekaj.

50’ E pëson Tirana! Totre rrëshqet dhe humb topin, Bojiç merr sferën dhe gjuan nga distanca duke mposhtur Bekajn.

49’ Dudelanzh detyrohet të largojë nga fusha Gashin për dëmtim dhe në fushë hyn Uasiero.

47’ Tirana me fat në fillimin e pjesës së dytë. Haxhi merr topin në hyrje të zonës dhe ka hapësirën për të gjuajtur, por nuk gjen portën e bardhebluve.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

Taulant Seferi për “SuperSport” në pushimin e ndeshjes: “Duhet vetëm të jemi efikas para portës, i kishim shanset. Devid aty duhet të ishte me më vetëbesim. Ça të bëjmë! Tani të vazhdojmë pjesën e dytë duke sulmuar dhe duke luajtur përpara”.

45’+4′ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola. 

45’+4’ Xhixha niset drejt portës dhe tenton menjëherë me një goditje të fortë që përfundon jashtë, sulmuesi më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

45’+1’ Gashi në të djathtën nis topin në qendër ku Bekaj nuk është i sigurt dhe i jep mundësinë Hasan të provojë me roveshatë drejt portës së boshatisur, por për fat pa gjetur katërkëndorin.

45’ Jepen 4 minuta shtesë në fund të pjesës së parë.

42’ Presing i lartë i Tiranës që ka zhvendosur lojën plotësisht pranë zonës kundërshtare, por nuk po gjen më hapësira për të gjuajtur drejt katërkëndorit të skuadrës mike.

39’ Gjyqtari ndal një aksion të Tiranës për faull të Seferit mes protestave të bardhebluve, me Aleksin i cili përfundon mes të ndëshkuarve me karton të verdhë.

38’ Tjetër top i gjatë nga thellësia për Xhixhën i cili nuk kontrollon siç duhet dhe humbet mundësinë për të rrezikuar portën kundërshtare.

35’ Përsëri gabim në mesfushën bardheblu duke i dhuruar topin kundërshtarëve. Najdovski devijon jashtë një pasim të rrezikshëm nga e djathta drejt Hasan.

33’ Aksion i shpejtë me kombinime i bardhebluve me Totren i cili është në pozicion gjuajtje ndaj tenton portën, sfera devijohet dhe përfundon në krahët e portierit mik.

30’ Mbrojtja bardheblu nuk largon mirë topin dhe i jep mundësinë Haxhi të gjuajë nga e majta me Bekajn e dalë nga katërkëndori, por sfera përsëri kalon mbi traversën e portës bardheblu.

29’ Goditje dënimi ballore për skuadrën mike, Haxhi tenton direkt portën nga rreth 25 metra por çon sferën mbi traversë.

26’ Goditje këndi për Dudelanzh, Da Kosta devijon me kokë në shtyllën e parë por nuk gjen katërkëndorin e Bekajt.

21’ Devid kombinon mirë me Seferin dhe shfaqet në pozicion gjuajtje në të djathtën, por dërgon sferën jashtë me tentativën e tij.

20’ Ndeshja ndërpritet për disa çaste pasi gjyqtaria kërkon të sinjalizohen tifozët e Tiranës dhe të njoftohen që të ndalin hedhjen e sendeve në fushë.

20’ Top perfekt i Aleksit për Xhixhën i cili shfaqët para portierit por nuk arrin të kontrollojë dhe rrëzohet pas kontaktit me një mbrojtës duke mos marrë as një penallti të mundshme.

16’ Shtylla i mohon golin Tiranës. Aksion spektakolar i Seferit në të djathtën, ai driblon kundërshtarin dhe pason për Devid, por gjuajtja e këtij të fundit pak hapa larg portës përfundon në shtyllë.

15’ Pas një goditje dënimi, Devid përpiqet të ulë topin për shokët e skuadrës por sfera përfundon në duart e portierit mik.

14’ Karton i verdhë për Shtumpf pas një faulli ndaj Seferit.

12’ Hila humb topin pranë zonës së bardhebluve, ndërhyrja e Najdovskit i cili çon topi në këndore, eviton probleme për portën e Bekajt.

9’ Aksion i shpejtë i Tiranës me Seferin në krahun e djathtë. Sulmuesi del para portierit por gjuajtja e tij ndalohet me këmbë nga gardiani i Dudelanzh.

7’ Toshevski humb topin para zonës dhe Morren tenton menjëherë gjuajtjen në portë, por gjen në pozicion Bekajn i cili pret qetësisht.

2’ Goditje këndi për Dudelanzh, Bekaj del dhe grushton sferën larg kartërkëndorit të tij.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të skuadrës bardheblu.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Najdovski, Behiratçe, Toshevski, Aleksi, Totre, Hila, Xhixha, Seferi, Devid.
Trajner: O. Shehi

Dudelanzh: Foks, Da Kosta, Skenderoviç, Diuf, Gashi, Shtumpf, Bojiç, Morren, Sinani, Hasan Nader, Haxhi.
Trajner: K. Fangueiro

asdasdasdsad

WhatsApp Image 2022-07-12 at 7.18.54 PM

 

Next Post
Debati/ Teliti i Bashës: Përgjigju se je zv.ministër! Kadia: Ku të dhemb mo? Boll me këtë diskutim si të gjimnazit! Koncesionet s’jepen për qejf

Debati/ Teliti i Bashës: Përgjigju se je zv.ministër! Kadia: Ku të dhemb mo? Boll me këtë diskutim si të gjimnazit! Koncesionet s'jepen për qejf

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Michel de Montaigne dhe Shefqet Peçi

January 23, 2026
Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

January 23, 2026
Çarje në rrugën Qukës–Qafë Plloçë, paraqet probleme për qarkullimin e automjeteve

Çarje në rrugën Qukës–Qafë Plloçë, paraqet probleme për qarkullimin e automjeteve

January 23, 2026
Flota amerikane drejt Iranit. Sa afër është sulmi?

Flota amerikane drejt Iranit. Sa afër është sulmi?

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In