• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëzimi i Berishës në gjykatë

by Mero Baze
15/12/2021 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha u dorëzua sot në Gjykatën e Tiranës, pasi provoi të merrte një herë me forcë selinë e Partisë Demokratike. Pas dështimit në seli dhe më pas reagimit të fortë diplomatik të Uashingtonit, i cili vlerësonte se Berisha nuk përfaqëson popullin shqiptar në sulmet ndaj ambasadores së SHBA, ai sot dërgoi letrat e prodhuara në stadium, për t’u certifikuar në gjykatë, dhe për t’u dukur akoma i fortë, dërgoi dy gratë që i kanë mbetur në derë, në selinë e PD, me shpresë që të dukej më i butë.

Dorëzimi i Berishës në gjykatë është një moment i rëndësishëm, që tregon se ai gjeti të gjithë shtigjet e mbyllura nga rrethimi ku ka futur veten me betejën false me Lulzim Bashën, në vend të betejës me SHBA që ka në mendje.

Votimi i vetëthirrur i Berishës ditën e shtunë, është qesharak, pa marrë ende një vendim gjykata për fatet e letrave të stadiumit. Edhe sikur Xhin Xhonin të çosh gjykatës, vështirë se ato letra ti legjitimon njeri, pasi ke një kuorum të paverifikuar nga askush, me një mungesë transparence totale, me gazetarë të nxjerrë jashtë stadiumit për të mos parë as formalisht procesin dhe mbi të gjithë, me një votim unanim për çdo kërkese si me qenë parti e Enver Hoxhës.

Por pavarësisht kësaj, duke mos paragjykuar vendimin, është qesharake të bësh “referendum” të shtunën, kur hedhja poshtë e atyre letrave të stadiumit nga gjykata hedh poshtë gjithçka.

Tani i gjithë procesi i mëpastajmë, përfshi dhe referendumin e vetëshpallur të datës 18, ai do të duhet t’ia nënshtrojë gjykatës. Deri atëhere, Berisha po përpiqet të mbahet duke provokuar selinë me dhunë dhe duke linçuar drejtues të PD që flasin kundër tij, përveç Bashës.

Përpjekja e Berishës për të mbajtur hapur linjën e dhunës mbi PD, duke dërguar herë pas here delegacione si ky i sotmi, tregon se ai po përgatitet të marrë vendim negativ nga gjykata dhe pastaj ta vazhdojë revolucionin me sulme të here pas hershme mbi seli, duke gënjyer militantët se partia është selia.

Dhe kështu mund ta shtyjë deri nga marsi.

Pastaj kur t’i vijë dita të zgjidhet, do ta shtyjë përsëri se nuk ka marrë selinë dhe letrat nga gjykata, dhe kështu do të vazhdojë.

Nga ana tjetër, Berisha po përpiqet të linçojë drejtues të PD që po guxojnë të kundërshtojnë atë publikisht. Kështu bëri sot me zëdhënësen e PD, duke i përmendur familjarë të saj, për të cilët në fakt duhet të konsultohej më parë me të birin, se mund t’i hapi telashe pa dashje. Minimumi mund t’i humbasë disa dhjetëra hektarë tokë në emër të të tretëve.

Duke linçuar drejtuesit e tjerë të PD që flasin kundër tij, ai po përpiqet ta rrethojë Luzlim Bashën që të jetë zëri i vetëm kundër tij. Por në fakt, kështu po e zgjeron më shpejt se duhet rrethin e njerëzve që po bëjnë betejë personale me të. Ai thjesht po u nxjerr turpin dhe po i bën më trima se ç’duhet.

Ndaj përpjekja e tij për të bërë si i fortë ka marr fund. Sot revolucioni i tij është dorëzuar para gjykatës dhe s’ka shanse ta fitojë. Pas revolucionit është radha e tij.

Next Post
Ndryshimet/ Këshilli i Ministrave vendos: Lirohet nga detyra Drejtori i Cirkut Kombëtar

Ndryshimet/ Këshilli i Ministrave vendos: Lirohet nga detyra Drejtori i Cirkut Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In