• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dorështriri” Lulzim, dhe një provokim ndaj SHBA në kuvendin e turpit

by Artur Ajazi
18/07/2021 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kjo ishte Partia Demokratike, për ata që besonin se diçka do të ndryshonte. Ishte ajo ç’ka pritej, pamë dhe dëgjuam në kuvendin e saj. E veçanta e atij kuvendi, ishte provokimi i hapur ndaj SHBA-ve, me hyrjen në sallë si “triumfator” i Sali Berishës. Ishte “mot a mot”, si Konferenca e Tiranës.

Por le të kthehemi tek Lulzimi dhe kuvendi i tij. E kishte pergatitur gjithçka deri në detaje, ashtu siç bëri edhe Enver Hoxha, kur erdhi me urgjencë nga Vlora në konferencën e Tiranës dhe bëri “copë” kundërshtarët, duke mos u marrë aspak me problemet e tij. Kjo ka ndodhur edhe me Lulzimin.Përgjatë fjalimit, ai akuzoi Edi Ramën, akuzoi qeverisjen e tij se “bleu vota, përdori bandat” dhe se “fitorja ishte e Partisë Demokratike, paçka se e çertifikoi BE, OSBE, SHBA, dhe KQZ”.

Nga fillimi deri në fund, fjalimi i Bashës ngjasonte me sulmet që dikur bënte Enver Hoxha ndaj “reaksionit të brëndshëm dhe armiqve të partisë”,duke paralajmëruar spastrimet,  dhe harruar shkakun e pasojave që po kalonte vendi. Partia Demokratike mbajti mes vapës kuvendin e saj, për të mbuluar dhe groposur përfundimisht shkaqet dhe fajet e autorit të humbjes së zgjedhjeve. Lulzim Basha e kishte llogaritur deri në imtësi, gjithçka do të ndodhte brënda sallës ku mbajti kuvendin. Lista e gjatë me emra servilësh që do ti thurrnin lavde kryetarit “qëndrestar” (dhe vetëm një zë i mekur i Markut që doli kundër) dhe do të akuzonin Edi Ramën si “shkakun e vetëm të humbjes”.

Edi Paloka tha se “fitoren na e vodhi Edi Rama, se në Durrës fitoi Partia Demokratike, se bandat e Gjyshit dhe Çyrbes na vodhën votat”, por e harroi se dega e Partisë Demokratike në qytetin bregdetar,nuk ka sot as 15 per qind të anëtarëve që ka patur në 2013. Ata janë larguar, janë zhgënjyer, janë flakur nga rradhët e partisë, ndërkohë që prej 5 vitesh grinden tre “kryetarë” për postin e pavotuar. Por pavarsisht kësaj, Paloka foli e foli, dhe vetëm me Edi Ramën e kishte ndërtuar gjithë fjalimin e tij.

Asnjë analizë të thelluar mbi humbjen në zgjedhje, asnjë të akuzuar nga partia, por veç lëvdata për Lulzimin. Më qesharak ishte fjalimi  Edmond Spahos, kur në fjalimin e tij nisi të akuzonte LSI-në për rezultatin e marrë në Korçë, dhe kështu me rradhë për Bardhi për Elbasanin,  apo dhe Leskaj për Vlorën, etj. Asnjë ndjesë publike mbi vrasjen e Elbasanit, mbi grupet paramilitare, mbi incidentet në dhjetra qendra votimi me njerëzit e armatosur, mbi incidentet e shkaktuara gjatë fushatës në mitingjet e paligjshme, etj. Gjithë kuvendi ishte  ndërtuar mbi akuza ndaj qeverisjes, ndaj kryeministrit, dhe ngritja në “hava” e rolit të kryetarit Basha. Ishte sa qesharake, aq edhe e turpshme, tek dëgjoje Grida Dumën, tek deklaronte se “vërtetë humbëm zgjedhjet , por dolëm më të fortë dhe më të bashkuar”.

Kjo  është Partia Demokratike sot, që nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike të 30 viteve më parë. Asgjë nuk e bashkon Lulzim Bashën me dhjetoristët e ‘90, me idealet  dhe me sakrificat e tyre. Asgjë nuk e bashkon Gazin, Ervinin, Gridën, me soj dhe sorrollop që ka mbledhur sot Basha, me themeluesit e asaj partie, që u larguan me dajak nga Sali Berisha.Kjo po ndodh edhe sot me benieminin e tij Lulzim Basha.Një tufë të korruptuarish, dhe të akuzuarish,emra të cilët kanë nisur të jenë subjekt i SPAK dhe diskutimit nga DASH për tu shpallur “non-grata” në SHBA, mblidhen dhe  mbajnë kuvendin e tyre në Tiranë, duke  shpresuar se sfidojnë drejtësinë e re në Shqipëri, por tërthorazi edhe Departamendin Amerikan të Shtetit me praninë e Sali Berishës në sallë.

Ajo parti nuk është dhe nuk do të ndahet nga e shkuara, sepse ajo është fidanishte e të keqes. Një “dorë e shtrirë” nga një kryetar i pavotuar nga anëtarësia, është kulmi i cinizmit  dhe arrogancës ndaj vlerave të një force politike, të cilën e ka kthyer tashmë në çiflik të familjes tij.Kuvendi i PD, u tregoi  edhe njëherë demokratëve të mbetur por edhe shqiptarëve, se atë parti të lodhur, nuk e ka lidhur dhe nuk e lidh asgjë me të djathtën, me lirinë dhe demokracinë. Ajo është parti e të majtës rradikale dhe maskëçjerrë, e destinuar të shuhet si forcë politike, deri në rithemelimin nga një brez tjetër i një partie të vërtetë me ideale demokratike, sipas modelit të demokracisë amerikane.

Next Post
Kuvendi Kombëtar i PD mblidhet të shtunën, zbardhet mesazhi i drejtuar anëtarësisë: Mos mungoni, merrni kartat me vete

LISTA/ Partia Demokratike publikon emrat e fituesve të Këshillit Kombëtar, përjashtohen Harxhi dhe Ristani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In