• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dorëhiqet zv. Ministri Brendshëm Ilirjan Mustafaraj, në vend të tij Ilir Marko

by A R
20/01/2016 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv Ministri i Brendshëm Ilirjan Mustafaraj ka dhënë dorëheqjen, akt i cili lidhet me mbushjen e moshës për pesion. Zëvendësuesi i Mustafarajt do të jetë Ilir Marko, i cili më parë ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Inspektimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kush është Ilirjan Mustafaraj

 Zoti Ilirjan Mustafaraj u lind në 9 shkurt 1951, në Gjirokastër. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Mustafaraj është diplomuar në degën Inxhinieri Mekanike, në Fakultetin e Inxhinierisë në vitin 1973. Në vitin 1977, ai kreu një kurs 1 vjeçar për “Shërbim Informacioni” pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në periudhën 1981 – 1984, përfundoi shkollën e Lartë (pa shkëputje nga puna) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Mustarafaj ka kryer gjithashtu një kurs 2 vjeçar për Drejtues i Lartë Administrativ, si edhe disa trajnime në fushën e policimit në Norvegji, Danimarkë e SHBA.

Ka drejtuar nga shkurti deri në nëntor, degën e Qarkullimit Rrugor në MPB, në vitin 1984.  Ndërsa nga 1984 deri në 1990, mbajti postin e zv/ministrit të Punëve të Brendshme, për Policinë.

Për 2 vite me rradhë ishte Kryeinspktor në Drejtorinë e Trajtimit të Mallrave, pranë Ministrisë së Transporteve.

Në maj 1992, del në asistencë dhe për një periudhë 5 vjeçare ishte Këshilltar pranë një Policie private dhe drejtor i një Autoshkolle private.

Nga shtatori 1997 deri në dhjetor 1998, mban postin e Shefit të Sektorit të Policisë Rrugore. E më pas deri në vitin 2000, emërohet shef i Sektorit Ekonomik në Ministrinë e Rendit Publik.

Nga janari deri në maj 2001, z. Mustafaraj ishte drejtor i Kontrollit Ekonomik Financiar.

Në maj 2001 deri në janar 2003, ishte Drejtor i Antiterrorit në Shërbimin Informativ Shtetëor

Më pas, ai ishte Këshilltar i Ministrit të Rendit Publik, deri në tetor 2003.

Në vitin 2004, ishte Këshilltar i Jashtëm i kompanisë INTERSIG.

Nga 2010 deri në tetor 2013, ishte këshilltar i Ministrit të Brendshëm.

Që nga 5 tetori 2013, është emëruar zëvendesministër i Punëve të Brendshme.

Next Post

Marion Gajda, shqiptari në Këshillin Komunal të Parmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In