• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëhiqet kryetari i Rithemelimit të Berishës në Berat: Duhet riformatim…

by A R
01/06/2023 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atë që nuk kanë kurajë ta bëjnë deputetët rreth Sali Berishës në Tiranë, e ka bërë Shyqyri Dura,  kryetari i PD-së së Rithemelimit në Berat.

Mbrëmjen e djeshme, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, Dura ka shprehur publikisht dorëheqjen nga posti që mbante, duke i hapur rrugë kështu riorganizimit dhe forcimit të mëtejshëm të Partisë Demokratike.

Postimi i plotë i Shyqyri Durës:

“Përshëndetje miq! 

Uroj të jeni mirë dhe të keni kaluar bukur! 

Sot dua të shpreh falenderim të veçantë për këdo që kontribuoi duke na mbështetur në zgjedhjet e 14 Majit.

Falenderimi shkon për strukturën e degës (kryesi, sekretariate, grup seksione,seksione,) dhe të gjithë mbështetësit që kontribuan me punë dhe fjalë të mira  për mbarëvajtjen e punës në procesin e zgjedhjeve dhe atë të numërimit. 

Falenderim i veçantë shkon për çdo banor të Beratit, të cilët na mirëpritën dhe na mbështetën sipas mundësive të tyre. 

Miqtë e  mi, të cilët, më keni mbështetur në rrugëtimin tim politik!

Ju falenderoj përzemërsisht  për kontributin tuaj duke besuar tek unë.  

Për situatën në të cilën ndodhemi, shpreh mendimin tim për të kaluar degën në një ristartim të ri.

Unë shpreh publikisht dorëheqjen time dhe largohem nga drejtimi i degës për të kaluar në një riformatim.

Mbështetësve të mi, të cilëve i’u jam shumë mirënjohës, i shpreh  se do të jem përkrah jush në rrugëtimin e ri, duke punuar së bashku për një  qëllim. Ai qëllim eshtë “PD fituese”. 

Për të gjithë demokratët e Beratit dhe opozitarët shpreh angazhimin tim të plotë se do të jem përkrah PD-së dhe ndihmues kundrejt kauzave opozitare.

Së bashku për të ringritur forcën opozitare!”

/a.r

Next Post
Çfarë do të ndodhë të premten? Shpat Kasapi rikthehet me ‘Sherrin ma bane’….

Çfarë do të ndodhë të premten? Shpat Kasapi rikthehet me 'Sherrin ma bane'....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com