• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëhiqet Ardi Veliu, Rama publikon letrën: Faleminderit nga zemra për kontributin e vyer

by A R
05/10/2021 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në këto momente kam vendosur të mos kërkoj një mandat tjetër dhe t’ju ofroj dorëheqjen time për t’u përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve që tani janë në një moshë delikate, të cilëve ju kam munguar pafund këto katër vite”.

Kështu shkruan Ardi Veliu në letrën që i ka dërguar kryeministrit Edi Rama dhe ku ka paraqitur dorëheqjen e tij.

Kjo dorëheqje është konfirmuar nga kryeministri Rama i cili në një postim në rrjetet sociale i ka shprehur konsideratën më të lartë për ndershmërinë dhe profesionalizimin e Veliut. Ai e ka falenderuar atë për kontributin në krye të Policisë së Shtetit ndërkohë që thotë se është i bindur që ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit, por në detyra të tjera.

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama.

Në kërkesën e dorëheqjes, Ardi Veliu thotë se e ka pasur nder dhe privilegj drejtimin e Policisë së Shtetit për katër vitet e fundit. Kjo periudhë e ka gjetur shpesh larg fëmijëve dhe familjes. Por njësoj si Rama dhe ai shprehet i gatshëm për të punuar sërish së bashku në të ardhmen në shërbim të vendit dhe të njerëzve.

“Jam përpjekur të jap më të mirën time dhe të forcave tona policore duke menaxhuar situata komplekse nga lufta kundër trafiqeve e drogës, krimit të organizuar e atij të rrugës, flukset e emigrantëve apo dhe tubimet shpeshherë të dhunshme.

Por në këto momente kam vendosur të mos kërkoj një mandat tjetër dhe t’ju ofroj dorëheqjen time për t’u përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve që tani janë në një moshë delikate, të cilëve ju kam munguar pafund këto katër vite.

Kjo ka qenë padyshim përvoja më e vyer e jetës sime dhe ju falenderoj për besimin, mbështetjen dhe kurajon e vazhdueshme, pa të cilat nuk do të kishim arritur të menaxhonim me sukses kaq shumë sfida. Mezi pres të punojmë sërish së bashku në të ardhmen në shërbim të vendit tonë e njerëzve tanë. Me mirënjohjen më të thellë konsideratat më të larta”, shkruan Veliu në kërkesën e tij të dorëheqjes.

Ardi Veliu u emërua në krye të Policisë së Shtetit në Shkurt të vitit 2018, 1 muaj pas largimit të Haki Çakos, me propozim te ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.

Me shkarkimin nga detyra, Ardi Veliu nuk do të jetë më as pjesë e policisë. Sipas ligjit për policinë, pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyre, drejtori i policisë nuk rikthehet më në strukturat e policisë, por mund të kryejë funksione të tjera këshillimore ose pedagogjike.

I njëjti ligj përcakton se drejtori i ri i policisë duhet të ketë gradën “Drejtues i lartë” ose “Drejtues i parë” apo të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë.

Ai qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vjetësh me të drejtë riemërimi edhe për një mandat tjetër.

/a.r

Next Post
HARTA/ Vala e parë e motit të keq po vjen, ja zonat që do të godasë në Shqipëri

HARTA/ Vala e parë e motit të keq po vjen, ja zonat që do të godasë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In