• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëheqjet e sekretarëve të PD, reagon Harxhi: Të largohen edhe Lulzim Basha me Gazment Bardhin

by A R
09/05/2021 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, kanë ardhur edhe reagimet e para në nivele të larta drejtuesish në PD.

Ndërsa emra të njohur në PD, ish themelues dhe anëtarë të saj, kërkojnë që vetë kryetari të marrë përgjegjësitë, sot  Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe ai i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli kanë dhënë dorëheqjen.

Dy qëndrime që tregojnë se tashmë  në PD ka nisur marrja e përgjegjësive dhe duhet të pasohen me dorëheqjen e vetë Lulzim Bashës.

Këto zhvillime brenda partisë janë komentuar dhe nga ish anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Edi Harxhi. Në një prononcim ekskluziv për CNA.al,  Harxhi u shpreh se ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, por vetëm fillimi në aspektin e marrjes së përgjegjësive.

Duke e konsideruar si një akt moral politik, Harxhi u shpreh se kjo duhet të shërbejë si shembull për kryetarin e partisë dhe sekretarin e Përgjithshëm.

“Janë të dy sekretarët më të rëndësishëm të Partisë Demokratike. Njëri sekretar Organizativ, tjetri për Burimet Njerëzore.

Natyrisht ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, sepse në momentin që dorëhiqen dy sekretarët më të rëndësishëm, do të thotë që ka nisur dorëheqja brenda selisë qëndrore të Partisë Demokratike. Unë uroj shumë që ky të jetë vetëm fillimi në aspektin e marrjes së përgjegjësive. Dhe i pari që unë besoj se duhet ta ndjeki patjetër tani është sekretari i Përgjithshëm i Partisë edhe vetë kryetari.

Dje ka pasur një reagim dhe nga ish sekretari Organizativ Eno Bozo i cili pothuajse ka qenë në një linjë për marrjen e përgjegjësive. Ka pasur një reagim tjetër që prej dy javësh të Bardh Kadillit që ka qenë dhe ai sekretar për Burimet Njerzore më parë.

Pra kemi filluar të shohim dalë nga dalë që po lëvizin, njerëzit po e kuptojnë që ata duhet të jenë vetë të parët që duhet të marrin përgjegjësinë politike për humbjen.

Uroj që kjo tani të jetë e qartë që dy njerëz që duhet patjetër të dorëhiqen janë sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i partisë për të marrë përgjegjësitë për humbjen.

Ajo që çfarë më bën çudi është fakti që sot dy zotërinjtë që janë dorëhequr dje apo sot, janë dorëhequr pothujse në një ditë me dorëzimin e dosjes në KQZ nga ana e Partisë Demokratike ku kërkohet ribërja e zgjedhjeve në 9 qarqe.

Kështuqë më duket pak interesant momenti që ata kanë zgjedhur për tu dorëhequr, megjithatë unë nuk kam informacion të mëtejshëm dhe nuk kam folur me dy zotërinjtë që i kam miq.

Unë shpresoj shumë që këtë akt moral, këtë akt të përgjgjegjshëm politik që bënë këta dy kolegë, ta bëjë edhe kryetari i Partisë Demokratike dhe sekretari i Përgjithshëm”, u shpreh Harxhi.

/a.r

Next Post
Sheshel kërcënon Kroacinë: Nëse ndërtoni bazë ushtarake në Kosovë, do ta sulmojmë me raketa

Sheshel kërcënon Kroacinë: Nëse ndërtoni bazë ushtarake në Kosovë, do ta sulmojmë me raketa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

August 31, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

“Më presin republikanët në Teksas”, Berisha zbulon detaje nga vizita në SHBA

August 31, 2026
Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident në Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

August 31, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 1 Shtator 2026

August 31, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha: Çmimet në Shqipëri janë rritur 5.2 herë më shumë se mesatarja e BE-së!

August 31, 2026
“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

August 31, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

August 31, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Sikur të isha socialist

August 31, 2026
INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

August 31, 2026
Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com