Katër prokurorë në rrethe të ndryshme kanë dhënë sot dorëheqjen.
Prokurori i rrethit të Lezhës, Përmetit, Tropojës dhe Dibrës
kanë dhënë dorëheqje duke lënë vendin e drejtuesit vakant.
Nga drejtimi i Prokurorisë së Lezhës, prokurori Përparim Vukaj, Esmeralda Cami nga Prokuroria e Dibrës, Silvana Pani nga Prokuroria e Përmetit dhe Artan Shtrungza nga drejtimi i
Prokurorisë së Tropojës.
Nuk jepen arsyet e këtyre dorëheqjeve, por i çuditshëm është
fakti se dorëheqjet janë bërë brenda në të njëjtën ditë.