• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dorëheqja e sekretarit të Mbrojtjes, Trump: Mattis del në pension!

by Java News
21/12/2018 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Mbrojtjes James Mattis do të largohet nga posti që mban në muajin shkurt, sipas një njoftimi të presidentit Trump të enjten. “Gjenerali Jim Mattis do të dalë në pension, me nder, në fund të muajit shkurt, pasi ka shërbyer në administratën time si Sekretar i Mbrojtjes për dy vitet e shkuara”, sipas postimit të presidentit Trump në twitter. “Gjatë kohës që shërbeu, u arrit përparim i jashtëzakonshëm, veçanërisht përsa i përket blerjes së pajisjeve të reja luftarake. Gjenerali Mattis ka qënë një ndihmesë e madhe për mua për t’i bërë aleatët dhe vendet e tjera të paguajnë pjesën e tyre të detyrimeve të mbrojtjes. Sekretari i ri i Mbrojtjes do të emërohet së shpejti. Një falenderim i madh për Jim-in për shërbimin e tij!”.

Lajmi për largimin e zotit Mattis doli një ditë pasi presidenti Trump njoftoi se trupat amerikane do të largohen nga Siria, një vendim që Pentagoni e ka kundërshtuar. Ndërsa presidenti Trump tha se zoti Mattis po del në pension, vetë zoti Mattis, në një letër dërguar presidentit, lë të kuptohet se ai po dorëhiqet. “Sepse ju keni të drejtë të keni një Sekretar Shteti, pikëpamjet e të cilit të jenë më të përputhura me tuajat, për këto dhe çështje të tjera, besoj se do të ishte më mirë për mua të tërhiqem nga posti që mbaj”, i shkruan ai presidentit Trump. Forcat që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara kanë bërë përparim të vazhdueshëm kundër Shtetit Islamik për vite me radhë. Javën e kaluar ato morrën nën kontroll qendrën e fundit të Shtetit Islamik në lindje të Sirisë, qytetin Haxhin, ç’ka mund ta ketë nxitur presidentin Trump të shpallë fitoren.

“Ne fituam ndaj ISIS-it, e mundëm dhe e mundëm rëndë,” u shpreh presidenti Trump në një video të lëshuar në Twitter të mërkurën. “Ne morrëm kontrollin e territorit dhe tani është koha që forcat tona të kthehen në atdhe”. Presidenti Trump dhe Sekretari Mattis kanë mendime të ndryshme për këtë çështje. Fitorja ndaj Shtetit Islamik ishte vetëm një nga tre pikat e planit të zotit Mattis për Sirinë, që ai e bëri të ditur në muajin gusht, para se të pakësonte numrin e trupave amerikane në Siri. Ai kishte kërkuar gjithashtu që forcat amerikane të përgatisnin trupat lokale që të bëheshin të afta të mbanin nën kontroll forcat ekstremiste, si dhe arritjen e përparimit në procesin e paqes të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës civile në Siri.

Një tjetër mosmarrëveshje mes tyre kishte të bënte me marrëveshjen bërthamore për Iranin. Sekretari Mattis argumentonte se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të largoheshin nga marrëveshja, nëse nuk vërtetohej se Irani po e shkelte atë. Irani po e zbatonte marrëveshjen, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, e cila vëzhgon përdorimin e energjisë bërthamore dhe ka vërtetuar disa herë që nga viti 2015 se Irani po e zbatonte marrëveshjen.

Megjithë kundërshtimin e Sekretarit të tij të Mbrojtjes, presidenti Trump u largua nga marrëveshja në muajin maj, duke pretenduar se ajo ishte një marrëveshje e keqe, e negociuar gjatë administratës së paraardhësit të tij Obama. Zërat se sekretari Mattis do largohej kishte muaj pë qarkullonin. Jim Mattis u bë Sekretar i Mbrojtjes pak pas fillimit nga detyra të presidentit Trump dhe është një nga anëtarët më jetëgjatë të kabinetit. Para se bëhej sekretar i mbrojtjes ai kishte shërbyer për 44 vjet me forcat e marinës dhe ishte komandant i trupave amerikane dhe britanike gjatë luftimeve për marrjen e qytetit të Falluxhës në Irak, në vitin 2004/ VOA

a.çupaj

Next Post
E konfirmojnë meteorologët: Ja zonat ku priten reshje bore nesër

Reshje, rritje temperaturash; si do të jetë moti sot, 21 dhjetor 2018?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In