• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëheqja e Ilir Kernit, deputetët socialistë i kërkojnë Ramës rikthimin

by Aalison Pearse Stevens
01/08/2016 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe deputetë të maxhorancës kanë reaguar për dorëheqjen e detyruar të Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Ilir Kerni. Bëhet fjalë për deputetët e Partisë Socialiste, ish-botuesin Fatmir Toçi, gjuhëtaren Ledi Shamku Shkreli dhe ish-gazetarin Erion Braçe. Përmes postimesh në rrjetet sociale, ata jo vetëm kanë shprehur keqardhjen për dorëheqjen e Kernit, por kanë kërkuar edhe rikthimin e tij të shpejtë në atë detyrë.

“Ilir Kerni jep dorëheqjen! Nuk mund ta besoj…Keqardhje për një artist të pashoq si Ilir Kerni që i riktheu besimin dhe spektatorin Teatrit të Operas dhe Baletit, por më shumë më vjen keq për TOB-in dhe adhuruesit e muzikës dhe artit të vërtetë”, shkruan deputeti Toçi.

Si kryetar i Komisionit të Ekonomisë, deputeti Erion Braçe shprehet, se do të bëjë çmos për rritjen e buxhetit të TOB, arsyeja kryesore kjo, pse Kerni u detyrua të largohet nga detyra. “Lexova mbi këtë rrëmujë në Opera. As që dua ta zgjas, nëse do të më dëgjohej fjala për këtë, do t’i lutesha kujtdo që të rikthente në detyrë Ilir Kernin. Si sot me shfaqje Operan, nuk e kam parë ndonjëherë. Për veten do të bëj çmos për buxhetin e ri të saj”, i lutet Braçe kryeministrit Rama për rikthim të Kernit. Pavarësisht se nuk ja zë emrin në gojë, dihet se ashtu si e emëroi 3 vite më parë dhe e detyroi të largohet tani, është po Rama që ka në dorë edhe rikthimin e tij.

Edhe deputetja Ledi Shamku pasi ka shprehur pikëllimin për këtë ngjarje, ka shkruar në statusin e saj një sërë vlerësimesh të larta për Kernin si artist.

Next Post

Shpërthen vullkani më i frikshëm në Amerikë, paralajmërohet rrezik global

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

July 7, 2026
Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

July 7, 2026
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

July 7, 2026
“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

July 7, 2026
Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

July 7, 2026
“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

July 7, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In