• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dorëheqja e Frrokut, plas sherri për mandatin e deputetit

by Java News
27/11/2015 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Mandati i deputeti të dorëhequr tashmë, Mark Frroku, pritet të shkojë në Kolegjin Zgjedhor. Shkak për këtë duket se është fakti se këtë mandat në listën e Partisë Kristian Demokrate e pretendojnë dy individë. E para është Mirela Ferracaku e cila vjen e treta në listën e kësaj partie, ndërsa i dyti pretedent është Ndok Kola, i cili renditet i katërti në këtë listë. Po cila është pika që ka ngjallur debat mes dy pretendetëve për mandatin e Frokkut? Është pikërisht neni 164 i Kodit zgjedhor, i cili interpretohet në forma të ndryshme nga ana e dy pretendetëve.

Sipas këtij neni mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të së njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. Por, sipas pretendimit të Kolës, neni 164 parashikon zëvendësimin brenda gjinisë mashkullore. Pra meqë z. Frroku që deri dje gëzonte mandatin dhe i përket gjinisë mashkullore, për rrjedhim edhe zëvendësimi duhet bërë brenda gjinisë.

Si i tillë në zbatim të kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë pas dorëheqjes së deputetit kristiandemokrat, deputet vijues i takon avokatit 38 vjeçar z.Ndok Kola i ardhur nga qarku Shkodër. Por sa bazë do të kenë pretendimet e tij?

Duke lexuar Kodin në plan të parë duket se e drejta i takon Kolës. Por a do mund të bëhet një kapërcim i tillë, kur nga ana tjetër Kodi detyron partitë që në renditjen në listë të jenë të përfaqësuara edhe femrat në rreshtin e tretë të renditjes? Është pikërisht ky shkaku që palët mesa duket do ti drejtohen KQZ me pretendimin se mandati i tyre i takon Frrokut. E në rast se njëra nga palët nuk bie dakord atëhere çështja do të kaloj në Kolegjin zgjedhor ku do të merret edhe vendimi përkatës. (javanews.al / Me. Ar)

Neni 164 i Kodit Zgjedhor / Pika 2
Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. Në përjashtim nga ky rregull, kur vakanca i përket një mandati të fituar sipas pikës 6 të nenit 67, ajo plotësohet nga kandidati i parë në listë i gjinisë përkatëse, pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk aplikohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar.

Next Post

Piqué dhe Ibra për dore, ja e vërteta e fotos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In