Disa ditë pasi Bujar Muça dha dorëheqjan nga detyra e deputetit, Kuvendi ka shpallur vakancën. Tashmë i hapet rruga Elena Xhinës të marrë mandatin e deputetes, pasi ajo renditet menjëherë pas Bujar Muçës në listën e PDIU-së në qarkun e Elbasanit.
Mësohet se KQZ ka bërë verifikimet për Elena Xhinën në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Mëoshet se ajo nuk është subjekt që prekt nga ligji.
Pritet tashmë që të kryhet zëvendësimi i Muçës me Elena Xhinën. Vetë dpeuteti i dorëhequr, i cili ishte i dyti në listën e PDIU në qarkun e Elbasanit, e motivoi largimin e tij me pamundësinë për mbajtjen e premtimeve, pas rrethanave të reja poltiike./a.m.











