• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëheqja e anëtares së Kushtetueses, Kuvendi shpall vakancën, publikon kriteret për kandidatët

by S T
04/10/2024 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bëri të ditur të premten se ka hapur procedurën e aplikimit për vendin vakant për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese. Vendim për shpalljen e vendit vakant vjen pas dorëheqjes së gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska.

Në njoftimin e shpalljes së vakancës thuhet se Kuvendi i Shqipërisë, pasi u njoh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin përpara afatit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant, mandat plotësues, për 1 anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit përpara afatit të mandatit të gjyqtares Elsa Toska, i cili përfundon më 2028-ën.

Kriteret

Bashkë me njoftimin për vendin vakant, Kuyvendi ka publikuar edhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati. Në vendim saktësohet se, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush disa kushte si: të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit; të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale; të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi; të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.

“Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër duhet të plotësojë edhe këto kritere: të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike; të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës; të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.”, thuhet në njoftim.

Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të: vjetërsisë në profesion; përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë; kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës; treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike; ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës; informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.

Next Post

Urdhërdhënësi i 21 janarit dhe ata që po “kujtohen” se Basha ka qenë ministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama replikon me Konfindustrinë: Veç pensionistët mund të kërkojnë më shumë se çfarë iu takon!

March 18, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

29 përqind rritja e çmimit me pakicë të karburantit në SHBA, që nuk importon karburant…

March 18, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

March 18, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

March 18, 2026
“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

March 18, 2026
Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

March 18, 2026
Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

March 18, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

March 18, 2026
Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

March 18, 2026
UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In