• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DOREHEQJA/ Avokati i babait që përdhunoi vajzën: S’më lë morali ta mbroj

by Aalison Pearse Stevens
21/09/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ashtu siç deklaroi edhe para një jave, avokat Arben Keta ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja e të pandehurit Fatos Gurakuqi, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën 15-vjeçare, fakt ky që u vërtetua shkencërisht nga analiza e ADN-së e kryer nga Policia Shkencore.

Avokati nëpërmjet një deklarate shprehet se nuk do ta mbrojë më Fatos Gurakuqin për arsye personale.

Por, i kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” edhe më herët, avokati ka deklaruar se çështjen e mori në momentet e fundit të hetimeve paraprake, dhe se kur është njohur me dosjen, dhe disa akte shkencore, e përjashtonin klientin e tij si autor të kësaj vepre penale. Avokati deklaroi se, pasi e mori çështjen, kishte biseduar me klientin dhe ai e kishte bindur që nuk e kishte kryer këtë veprim. Por që, pas përgjigjes së analizës së ADN-së, ai ka mbetur i shokuar. Avokati deklaroi se, edhe pse ligji ia jep të drejtën ta mbrojë atë, nuk e lë morali, pasi është një veprim i pafalshëm.

Gjatë seancës së djeshme prezente ka qenë bashkëshortja e Gurakuqit, e cila duket se nuk beson tek analizat e Policisë Shkencore. Jolanda Gurakuqi deklaron për “Gazeta Shqiptare” se mund të ketë një gabim. Për të parë babain dhe për të ndjekur seancën kishte ardhur djali 11-vjeçar, por për shkak të moshës atij iu desh të priste jashtë sallës së gjykatës. 11-vjeçari, edhe pse në një moshë të vogël, deklaroi se nuk ka shkuar në shkollë pasi shokët e tij e shajnë, ndërsa me pafajësinë e tij u shpreh se “babai im nuk i bën këto gjëra”.

Fatos Gurakuqi u kallëzua në polici nga vajza e tij 15- vjeçare F.G. më 18 nëntor të 2015-ës, dhe pas kallëzimit 38-vjeçari u vu në pranga nga policia. Ai gjithmonë e ka mohuar këtë akuzë, ndërsa pas 3 muajsh, vetë vajza që bëri kallëzimin ka deklaruar edhe në gjykatë që ajo ka gënjyer për të shfryrë inatin pasi babai e rrihte. Sakaq, pas dorëheqjes së avokatit Keta, gjykata i caktoi të pandehurit një avokat kryesisht, por Gurakuqi deklaroi se do të flasë me familjen për të marrë një avokat të tij personal. Seanca e radhës do të zhvillohet më 3 tetor.

ma.me

Next Post
VIDEO+FOTO/ Sherr në urbanin e Kamzës, s’pagoi biletën, faturinoja i çan veshin udhëtarit

VIDEO+FOTO/ Sherr në urbanin e Kamzës, s'pagoi biletën, faturinoja i çan veshin udhëtarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT! Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

EMRAT! Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
Kuvend/ Bardhi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE!

Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?

March 2, 2026
444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In