• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me dorë të fortë, Ministria e Infrastrukturës pezullohen lejet për 60 linja autobusi

by Java News
09/12/2017 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës po përgatitet të anulojë një numër të madh licensash për linjat ndërqytetëse. Sipas burimeve nga ky dikaster, është vënë re që ka shumë linja autobusësh që mbivendosen, kryesisht në drejtim të zonave Veriut, por ka dhe për ato në drejtim të Vlorës. Të paktën 60 licensa të dhëna për linja mes qyteteve në gjithë vendin do të pezullohen fillimisht dhe do të vlerësohen një për një për të parë nëse ka shkelje të legjislacionit në fuqi për transportin e udhëtarëve.Pas gjashtë muajsh konsultime me bashkitë e vendit dhe shoqëritë e transportit ndërqytetës, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, që drejtohej nga LSI, hartoi rrjetin e linjave ndërqytetëse, stacionet e qëndrimit dhe oraret për secilën linjë. Gjithashtu, ajo nxorri edhe Udhëzimin “Pёr kriteret, rregullat dhe dokumentacioni për lëshimin e licensave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve me autobus brenda vendit”. Udhëzimi i ri përcakton që gjithsej në gjithë vendin do të operojnë 326 linja ndërqytetëse, nga 588 që ishin më parë.

Rregullat e reja kanë hyrë nëfuqi nga 1 janari i vitit në vazhdim, por duket se lejet e lëshuara nuk kanë qenë të gjitha konform kërkesave të një ligji, që u deklarua se përbënte reform në transportin e udhëtarëve. Në ditët e fundit kur ministria e Transporteve drejtohej nga Sokol Dervishaj u lëshuan leje për 90 linja të reja autobusesh ndërqytetas. Një grup pune i ngritur posaçërisht tani për të analizuar udhëzimin e nxjerrë në korrik të këtij viti, ka dalë në përfundimin se ka mbivendosje licensash. “Udhëzimi që miraton 90 linja të reja, që krijon problematikën të shfuqizohet dhe në bazë të analizës së bërë nga grupi i punës, është menduar që të bëhet një miratim i linjave që janë të vlefshme”, deklaroi dje sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Gentian Keri.

Ligji i ri për transportin e ndërqytetas të udhëtarëve me autobus vendos kritere të forta për marrjen e licensave. Një nga kërkesat e rëndësishme të ligjit është që bashkitë të përcaktojnë vendodhjen e terminaleve të autobusëve, po ashtu shoqëritë duhet të rinovojnë 20 për qind të flotës së mjeteve gjatë vitit të parë licensës, ndërkohë që mjetet duhet të plotësojnë disa kritere teknike.

Ndryshimet ligjore parashikojnë tani vetëm udhëtimin me autobus, duke hequr furgonët 8+1 nga qarkullimi, të cilat kishin rënduar trafikun, por edhe duke përdorur automjete të vjetra, që bëheshin shkak për aksidente të shpeshta. Kur u ndërmor nisma ligjore, ishin në qarkullim 1.087 autobusë. Ligji krijoi mundësi që operatorët të futeshin në shoqëri bashkiake si aksionerë mbi bazën e automjeteve që kishin të gjithë drejtuesit e autobusëve duhet të pajiseshin me çertifikatën e aftësisë profesionale.

ma.me

http://shqiptarja.com/home/1/pezullohen-lejet-per-dhjetera–linja-autobusi-nderqytetes-458090.html?pos_4

Next Post
VIDEO/ Vrasja e vëllait të ish-deputetit të PS, pamje nga vendi i ngjarjes

PISTAT E REJA/ Vëllai i Ndokës dyshohet se është vrarë nga më shumë se 2 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në Polici/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit

Ndryshime në Polici/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit

June 19, 2026
Ulet çmimi i naftës në bursë, Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

Ulet çmimi i naftës në bursë, Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

June 19, 2026
Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative

Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative

June 19, 2026
Revolucioni i flamingove dhe frika nga Perëndimi

Revolucioni i flamingove dhe frika nga Perëndimi

June 19, 2026
Kievi sulmon ashpër Moskën, godet rafinerinë e naftës/ Zelensky: Nëse digjet Ukraina, do të digjet edhe Rusia

Kievi sulmon ashpër Moskën, godet rafinerinë e naftës/ Zelensky: Nëse digjet Ukraina, do të digjet edhe Rusia

June 19, 2026
“Prioritet pastërtia dhe siguria”, Gonxhja inspekton plazhet publike të Kavajës: Fokus te aksesi i lirë

“Prioritet pastërtia dhe siguria”, Gonxhja inspekton plazhet publike të Kavajës: Fokus te aksesi i lirë

June 19, 2026
NASA vëzhgon me rreze X vrimën e parë të zezë të fotografuar ndonjëherë nga njerëzimi, zbulon detaje mahnitëse

NASA vëzhgon me rreze X vrimën e parë të zezë të fotografuar ndonjëherë nga njerëzimi, zbulon detaje mahnitëse

June 19, 2026
Përfundon rruga e Darëzezës, Rama: Në shërbim të banorëve dhe vizitorëve

Përfundon rruga e Darëzezës, Rama: Në shërbim të banorëve dhe vizitorëve

June 19, 2026
Kanadaja “luan tenis” me Katarin; Meksika, ekipi i parë që kalon fazën e grupeve

Kanadaja “luan tenis” me Katarin; Meksika, ekipi i parë që kalon fazën e grupeve

June 19, 2026
Anulohen bisedimet SHBA-Iran, JD Vance nuk udhëton në Zvicër

Anulohen bisedimet SHBA-Iran, JD Vance nuk udhëton në Zvicër

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In