• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dora që mban pistoletën është e mafias shqiptare: Planifikonin të vrisnin edhe një prokuror

by A R
17/02/2022 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

41-vjeçari në foto, i njohur me nofkën “Gelataro” sepse punonte në një bar, i konsideruar si drejtues i shpërndarjes së drogës në Tor Bella Monava në Romë, fillimisht u mor peng, më pas u dërgua në brendësi të një pylli dhe në fund u kërcënua me pistoletën në kokë. Objektivi i rrëmbyesve të tij ishte që t’i merrnin 50 mijë euro, por edhe që t’u kërkonte ndjesë, sepse e akuzonin se kishte qenë ai që kishte zbuluar emrat e shqiptarëve para hetuesve të Romës.

Kjo është një nga historitë që del nga bisedat në “Sky Ecc”, një sistem mesazhesh i zbuluar nga Europol, që koordinoi hetuesit francezë, gjermanë e belgë. Një sistem në të cilin, sipas mediave italiane, gjendet vërtetë gjithçka dhe ku disa narkotrafikantë kanë shkruar mesazhe të të gjitha llojeve. Nga imazhet e dhunës si në rastin e Gelataro, deri tek idea për të vrarë një prokuror italian, i cili po koordinonte çështjen mbi narkotrafikantët shqiptarë. Hipoteza që më pas u sfumua, por që gjithsesi bëri që karabinierët të arrestonin në Janar 27 persona, pjesë e rrjetit të narkotrafikantëve të drejtuar nga Elvis Demçe.

Në rrëmbimin e Geleataro-s morën pjesë bashkëpunëtorët e Demçes. “E hedhim në ndonjë cep, e zhdukim fare”; “E çoj në mes të një fushe, i fus hekurin në gojë”; “Nëse nuk jep lekët do e hap, do të të dërgoj foto?”. Këto janë disa prej mesazheve që shkruheshin për 41-vjeçarin. Dhe në fakt fotoja nga ky rrëmbim vjen me një kërkesë të qartë: “Çfarë të bëjmë me të?” “Kokat” vendosin që të mos e vrasin, por kjo zgjedhje ka një çmim: 50 mijë euro.

Demçe nga ana e tij duke i shkruar një prej bashkëpunëtorëve të tij, konfirmonte se Gelataro kishte kërkuar falje dhe kishte paguar çmimin e vënë mbi kokën e tij.“Ky është fundi që i prej ata që nuk më respektojnë”, shkruante ai.

Plani për të vrarë prokurorin: Grupi kriminal donte të vriste prokurorin që drejtonte hetimin, që po hidhte dritë mbi aktivitetin e tyre kriminal.

“Të shtunën është festa ime, çfarë do më dhurosh”?, i thoshte një prej vartësve Demçes, duke aluduar mbi planin që kishin për të vrarë magjistratin. Në chat ka edhe foto të një pistolete dhe mitralozi që do të shërbente për të vrarë prokurorin. Idea në fakt kishte qenë e Alessandro Corvesi, i arrestuar në Korrik me 27 kilogramë kokainë: “A ke vrarë ndonjëherë një prokuror? Dua ta vras. Do e qëlloj jashtë, në sheshin Clodio”.

Por Demçe, i vetëdijshëm se organizimi i një atentati nuk do të ishte një gjë e lehtë dhe do të tërhiqte edhe më shumë vëmendjen e hetuesve të kryeqytetit italian kishte propozuar për të paguar një prostitutë që të regjistronte një video kompromentuese për të shantazhuar. “Këtyre për t’i bërë më shumë keq është t’i bësh video ose të kesh diçka për t’i mbajtur nga bo*let”, thoshte në mesazhe.

/a.r

Next Post
meta 1

“Rikthehem në politikë me vrull djaloshar”/ Meta u premton ‘shpresë’ shqiptarëve: S’do prisni më nga Zoti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

January 19, 2026
Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Lalëzi në Dhërmi, Ksamil e Velipojë

Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Lalëzi në Dhërmi, Ksamil e Velipojë

January 19, 2026
Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In