• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dora e munguar e “këshilltarit mizerabël” në fushatën e Berishës

by Ylli Pata
04/04/2025 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ylli Pata

“Këshilltari mizerabël” ishte një term i përdorur nga Sali Berisha, për një nga strategët elektoralë të PD-së në vitin 2017. Berisha, sulmoi atëherë Bashën pas zgjedhjeve të vitit 2017, por e mbështeti për ta mbajtur drejtimin e PD-së, ndërsa vetë të rrijë në prapaskenë.

Inati i Berishës në atë kohë ishte në të vërtetë, me marrëveshjen mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që në thelb kishte kthimin e opozitës në Kuvend për të votuar vetingun, që kishte mbajtur peng ecjen e reformës në drejtësi.

Në zgjedhjet e vitit 2017 ndodhi një gjë e çuditshme, kur rreth 150 mijë vota i fluturuan menjëherë PD-së drejt LSI-së. Vota, të cilat në vitin 2021 u rikthyen thuajse të gjitha në shtëpinë e tyre, duke rritur e konsoliduar rezultatin e Partisë Demokratike.

Por edhe pas atyre zgjedhjeve, Berisha thumboi strategët izraelitë të fushatës së Bashs, të cilët duhet thënë se zhvilluan një punë të suksesshme për të rikthyer votat e fluturuara.

Ndërkaq sot, në pritje të ardhjes së “sherifit” siç po e quajnë këshilltarin amerikan Chris Lacivita, fushata e PD-së duket në një çorganizim të përgjithshëm. Kjo jo vetëm nga gafat që mund të ndodhin nga doktori, si pasojë e aktivitetit të ngjeshur. Se helbete moshë shumë e shtyrë.

Problemi kryesor është mungesa e një skalete apo skeleti politik dhe programor të fushatës në mënyrë që të shpjegohen në publik, jo vetëm nga Sali Berisha, por edhe të tjerë drejtues të opozitës.

Opozita duhet të kishte krijuar një trupë ikonike të deklamimit politik në media dhe tubime të ndryshme. Të caktonin një kalendar prioritetesh të përdorimit publik të çështjeve, siç bëjnë profesionistët e fushatave.

Ne kemi parë që Berisha ka pasur një deklamim kaotik të propozimeve ekonomike, çka janë përdorur si ironi tallëse nga propaganda e mazhorancës.

Mirëpo ajo që duket më e rëndë, është mos pasja e një ideje të një platforme fushatës, çka bën që të hidhen bomba tymuese pa fund.

Sot për shembull, Berisha tha se kur të vijë në pushtet, PD-ja do të kthejë të gjitha lekët e vjedhura nga zyrtarët e korruptuar. Një boomerang politik që mund t’i kthehet fytyrës menjëherë sapo është hedhur në publik.

“Do ua gjejmë pasuritë në Shqipëri dhe ku i kanë dhe do të shiten për t’ua kthyer paratë shqiptarëve, do të përdoren për politika sociale”, tha Berisha.

Një qeveri nuk ka mundësi që tu kthejë qytetarëve paratë e vjedhur nga zyrtarët, këtë e bën vetëm drejtësia dhe askush tjetër. E cila siç dihet ka sekuestruar paraprakisht disa prona të Berishës dhe familjarëve të tij.

Sipas të gjitha gjasave kjo lloj mënyrë e fushatës nuk bind as fanatikët më të flaktë të Berishës, të cilët votojnë si tifozeri. Lërë më pas elektorati gri, i cili nuk i ha këto thana. Si ky qëndrim i palogjikshëm ka sa të duash, por thelbi është se mungon një dorë mjeshtri fushatash që të përgatisi skaletat dhe mënyrën e PR-it.

La Civita, edhe pse nuk ka ardhur në Shqipëri, duhet të kishte sjellë të paktën, apo edhe duke punuar online, strategjinë e fushatës në një material të shkruar, siç veprojnë të gjithë. E me kalimin e ditëve, dora e munguar e “sherifit” po shton edhe më shumë misterin e angazhimit të tij.

Në vitin 2005, BG&R përgatiste gjithçka që nga fillimi i vitit deri në korrik. Në zgjedhjet e 2021, strategët izraelitë ishin pranë Bashës që prej vitit 2020.

Next Post
U vetëvra, polici Alban Tolaj ishte babai i moderatores dhe këngëtares së njohur

U vetëvra, polici Alban Tolaj ishte babai i moderatores dhe këngëtares së njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In