Atleti xhamajkan, Nesta Karter ka humbur apelin e tij në KAS kundër vendimit për t’i hequr medaljen e artë skuadrës së Xhamajkës dhe kësisoj e ka pësuar edhe kampioni i Botës Usain Bolt.
Karter rezultoi pozitiv në testin e dopingut të Lojërave Olimpike “Pekin 2008” me një substancë të ndalur simuluese, në bazë të testeve të bëra në janarin e kaluar, ndaj Xhamajkës i është hequr medalja e ari e dhënë dhjetë vjet më parë shkruan Panorama.
Bolt ka një medalje më pak në karrierën e tij pas këtij vendimi./a.m.