Donte vetulla të plota dhe të errëta, por përfundimi…
Dëshira për të përmirësuar pamjen e saj i kushtoi rëndë një vajze të re. Polly Smith është një vajzë angleze 19 vjeçare e cila studion për art dhe spektakël në High Wycombe, të Buckinghamshire, e cila pak javë më parë shkoi në një sallon bukurie për të bërë një trajtim HD për vetullat e saj.
Objektivi ishte që të kishte vetulla më të errëta dhe të plota, të cilat janë në modë kohëve të fundit dhe mjaft të përdorura nga femrat e famshme. Por eksperienca e saj u transformua në makth. Një ditë pas trajtimit, e reja nuk arrinte dot të hapte sytë për shkak të një reaksioni alergjik të shkaktuar nga ngjyruesi i përdorur për vetullat, i ngjashëm me atë që përdoret për lyerjen e flokëve.
Disa ditë më parë Polly kishte bërë testin e alergjisë dhe nuk ishte shfaqur asnjë anomali, por pavarësisht kësaj pasojat ishin tragjike. E reja u trajtua në spital për disa ditë me radhë, në mënyrë që të shmangnin edhe mbetjen e shenjave. “Adorn Beauty”, qendra estetike ku u bë trajtimi e rimbursoi Polly, në mënyrë që të mbulonte shpenzimet mjekësore.
Praash Mangupiya, pronari i saj, thotë se reaksioni është shkaktuar prej ndryshimeve hormonale. Ndërkohë Polly po pret që aktualisht të rriten vetullat në mënyrë që më tej të bëj një trajtim profesionist.