• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Donte të më vriste”/ Dy muaj pas ndarjes, plas sherri mes çiftit të huaj në Tiranë. Zvicerania përfundon “e masakruar” në spital

by Java News
16/07/2021 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sherr mes një italiani dhe zviceraneje ndodhi në tetor të vitit të kaluar në Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen hetimore ku sqarohet se si Roberto Criscuolo, banues në Napoli Itali shkaktoi plagë të rënda ndaj ish bashkëjetueses së tij, Jennifer Christine Andree, shtetase zvicerane por banuese në Itali.

Criscuolo akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” pasi i ka shkaktuar plagë të rënda nëpërmjet dhunës. I pandehuri dhe viktima kanë pranuar faktin se kishin bashkëjetuar dhe se bashkëjetesa me vullnetin e tyre kishte përfunduar rreth dy muaj para ditës së ngjarjes.

“Roberto Criscuolo e ka goditur me sende rrethanore, shishe, gota, i ka shkaktuar dëmtime trupore viktimës. Nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezulton se ka pasur shembje të indeve të kokës dhe të trupit, e shoqëruar me plagë në kokë, në trup dhe gjymtyrë, thyerje të parakrahut të djathtë, krisje të kockës së kokës në pjesën e pasme të djathtë.

Në datën 21.10.2020, rreth orës 22:49, policia gjyqësore pasi mori njoftim se në një banesë në pallatin “Sarael”, kati i shtatë në rrugën “Marko Bocari” kishte konflikt mes dy shtetasve. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se shtetasja zvicerane kishte shenja të dukshme dhune fizike. Në dyshemenë e banesës u gjetën mbetje xhamash të thyer, si dhe njolla të kuqe si ato të gjakut, ndërsa në vende të tjera të banesës si tualeti kishte peshqira me njolla të kuqe.

Edhe kartpecetat me njolla gjaku u ekzaminuan dhe rezultuan se ishin të viktimës. Ndërsa viktima pretendon se i pandehuri me veprimet e tij ka tentuar ta vrasë”, thuhet në dosjen e siguruar nga Anila Hoxha.

Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 6 vjet burg, ndërsa avokatja mbrojtëse ka kërkuar dënimin me minimumin e dënimit të parashikuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje

Para gjykatës, i pandehuri tha: “Jam dakord sa tha avokatja. Jam i emocionuar. Kërkoj mëshirë.” I pandehuri ka kërkuar ndjesë për veprën e kryer ndërsa avokatja mbrojtëse theksoi se nuk ka qenë i dënuar më parë ndërsa veprimet i kreu nën efektin e alkoolit./m.j

Next Post
Zjarr në një magazinë të Arkivës në Lundër, ka vetëm dëme materiale. Po hetohet nëse është i qëllimshëm

Zjarr në një magazinë të Arkivës në Lundër, ka vetëm dëme materiale. Po hetohet nëse është i qëllimshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

March 4, 2026
Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

March 4, 2026
“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

March 4, 2026
Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

March 4, 2026
Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In