• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Donte takim me Pompeo/ Ekipet e sigurisë u pajisën me FOTO të Berishës që ta ndalonin në korridoret e hotelit

by Java News
18/05/2022 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita e Mike Pompeo në Tiranë 2 ditë më parë duket se e ka mërzitur shumë Sali Berishën. Një prej njerëzve më të rëndësishëm të administratës së Trump nuk dënjoi ta takonte as 5 minuta dhe për këtë nuk akuzon dot as Sorosin. Mbështetësit e tij pretendojnë se kur të rikthehet në pushtet Donald Trump, do t’i heqin damkën e “non grata”-s. Por Berisha nuk e pranoi lehtësisht braktisjen e madhe edhe nga ata amerikanë që ai mendon se i ka aleat.

Burime për Report TV pranë stafit të Mike Pompeo konfirmojnë se ka patur një përpjekje të ish-Kryeministrit Sali Berisha për të krijuar një takim me zotin Pompeo gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, madje dhe spontanisht në korridoret e hotel Mak-Albania (ish-Sheraton).

I njëjti burim konfirmon se ekipet e sigurisë janë njoftuar për këtë fakt dhe janë njohur me fotografinë e Berishës për të parandaluar prezencën e këtij personi në mjediset ku do të ndodhej zoti Pompeo.

Ish sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti në vendin tonë mbrëmjen e së dielës në kuadër të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në fjalën e tij, Pompeo tha se përkushtimi vijon njësoj dhe uron që miqësia të ketë edhe 100 vite të tjera.

Mike Pompeo është një politikan i nivelit të lartë të republikanëve amerikanë, që përpara se të vijë Donald Trump President i SHBA-së. Por ai, u bë mjaft i rëndësishëm brenda kuadrit republikan, pikërisht kur Trump e emëroi Drejtor i CIA-s, pikërisht pasi sektori i inteligjencës u përplas me presidentin për çështjen e influencës ruse në zgjedhjet e 2016-s. Dhe fakti që ai e shmangu Sali Berishën i rrëzon këtij të fundit edhe teorine që mëton ta besojnë se shpallja e tij ‘non grata’ në SHBA është për shkak të lobimit të Ramës përmes Soros. I mërzitur Berisha i ndërsu edhe Evi Kokalarin që ta baltosë vizitën si “të paguar” dhe kjo tregon pastaj gjendjen e rëndë të situatës.

Në aktivitetin për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Partinë Demokratike e përfaqësoi Enkelejd Alibaj, i cili edhe ai ka pasur një mesazh për Sali Berishën që ka marrë godinën e partitë, edhe pse ende nuk ka një qëndrim të formës së prerë të gjykatës. Alibeaj tha se ka njerëz që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës edhe pse vetë kanë humbur busullën dhe janë mbetje të mentalitetit komunist.

Gjatë vizitës, Pompou nderua nga Universiteti i Tiranës me titullin Honoris Causa për kontributin e dhënë në ruajtjen e paqes, ndërtimin e dialogut, garantimin e sigurisë dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike mes Amerikës dhe vendit tonë./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Kundërshtuan sulmet ruse ndaj Ukrainës duke ‘hedhur në erë’ hekurudhat/ Lukashenko bën gati ligjin për t’i dënuar me vdekje

Kundërshtuan sulmet ruse ndaj Ukrainës duke ‘hedhur në erë’ hekurudhat/ Lukashenko bën gati ligjin për t’i dënuar me vdekje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

September 20, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

September 20, 2026
FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

September 20, 2026
Biznesi i drejton sytë nga punëtorët e huaj/ Të rinjtë emigrojnë, pasi pagat e ulëta nuk bindin

Gjysma e grave jashtë tregut të punës, raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

September 20, 2026
Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

September 20, 2026
VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

September 20, 2026
Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për sot, e Diel 20 Shtator 2026

September 20, 2026
Moti të dielën, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore

Moti të dielën, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore

September 20, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com