• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Donte lirinë, por ia mohuan”, nëna e Faton Hajrizit: 15 vjeç mbahej lidhur me zinxhir

by S T
22/07/2024 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jetë Shqiptare” ka udhëtuar drejt qytetit të Skënderajt në Kosovë për të biseduar me nënën e Faton Hajrizit.

Ai u vra të premten (19 korrik) nga policia serbe pas rreth 40 orësh në kërkim si i dyshuari për vrasjen e një polici serb dhe për plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë.

Shahrie Hajrizi, nëna e Fatonit, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH 1 tregoi se vuajtjet e të birit filluan që në moshë të re.

“Fatoni ra në burg në moshën 15-vjeçare, në shkurt të vitit 2000, kur fatkeqësisht vrau një ushtar rus. E kemi dorëzuar për mos të rënë në kurth. Ka qëndruar në burgun famëkeq të Veriut të Mitrovicës”.

Në atë burg, tregoi znj. Hajrizi, Fatoni i burgosur trajtohej keq.

“U arratis 9 herë nga burgjet e Kosovës duke kërkuar me çdo kusht lirinë. Im bir ishte një djalë shumë I shkathet, inteligjent dhe kishte aftësi të dhëna nga Zoti. Ka qenë djalë besnik, i dashur shumë, por fatkeqësisht na la.

“Në moshën 15-vjeçare kur e sollën në gjykatë për veprën penale ai ishte i lidhur me zinxhir, edhe pse ishte një fëmijë. Ishte lidhur në qafë, në bel dhe në të dyja këmbët.“

Fatoni qëndronte në Veri të Mitrovicës, edhe pse nëna e tij kishte kërkuar të kalonte në një burg për minorenët.

“Djali duhet të kishte vuajtur dënimin në burgun e Lipianit për moshatarët e tij, ku mund të kishte vazhduar shkollimin dhe të trajtohej si i mitur.

Fatoni e ka dashur lirinë por nuk e lanë.

“Në 9 arratisjet që ka bërë Fatoni më vinte dhe më takonte, por nuk qëndronte në shtëpi. Arratisja nuk ishte shpëtim, se veç rëndohej. Fatoni kishte kryer 2/3 e dënimit dhe i kishin mbetur dhe 6 vjet. Ai kërkonte lirinë, po nuk ia mundësuan. Ka aplikuar për lirinë me kusht. Ia kanë refuzuar. Kemi aplikuar si prind dhe ai vetë për faljen e presidentes. Asnjëherë s’iu dha mundësia. Nuk donin. Donin ta shihnin si është sot.”

Duke treguar rrugëtimin e fundit, znj. Shahrie thotë se nuk ishte dijeni për destinacionin e të birit.

“Shtetit ia dorëzova 15-vjeçar, shteti e mbajti 23 vjet. Me djalin e kam pasur kontaktin më 1 korrik deri në 3 korrik, që erdhi në fundjavë. Ka qenë shumë i rregullt, nuk na la përshtypje që do të largohej nga burgu në datën 6. Ai e ka dashur lirinë, por lirinë nuk ia dhanë kurrë, lirinë ia mohuan.”

Next Post
‘Euro 2024’, Braçe denoncon skemën e transmetimit: Bashkitë janë ndaluar të shfaqin ndeshjet në sheshe, iu kërkohet para…

Blushi goditi me grusht Halit Valterin në Këshill, Braçe: Zhgënjim i madh! Kam parë edhe çizme që hidhen nga e njëjta parti

TË FUNDIT

Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

October 2, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Anti-flluska e neomarksizmit

October 2, 2026
“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

October 2, 2026
Kinematë kineze po zgjerohen drejt përvojave të reja

Kinematë kineze po zgjerohen drejt përvojave të reja

October 2, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Bozdo: Rezerva e naftës të financohet nga buxheti i shtetit, të gjitha procedurat të kenë garë dhe transparencë

October 2, 2026
VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

October 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Tetor 2026

October 2, 2026
Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

October 2, 2026
Shembet një minierë në Turqi, humbin jetën 5 persona -

Shembet një minierë në Turqi, humbin jetën 5 persona –

October 2, 2026
Arrestimi dhe “zhdukja” e Enid Kasmit: Dosja sekrete në Venezuelë pengon ekstradimin ndaj Belgjikës

Arrestimi dhe “zhdukja” e Enid Kasmit: Dosja sekrete në Venezuelë pengon ekstradimin ndaj Belgjikës

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com