Edhe pse Gianluigi Donnarumma kishte refuzuar rinovimin e kontratës, tashmë ai duket se ka ndërruar mendje dhe do qëndrojë te Milani.
Mediat italiane shkruajnë se Milan dhe Donnarumma janë pranë marrëveshjes për vazhdimin e kontratës, e cila do të rinovohet deri në vitin 2022.
Me kontratën e re, Donnarumma do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.
Sipas Sky Sport, marrëveshja në mes të Milanit dhe Donnarummas do të zyrtarizohet brenda kësaj jave./a.m.