• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Donis Avdijaj përsëri në telashe me policinë për bëmat me makinë

by Java News
14/10/2016 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donis Avdijaj është një nga talentët më premtues të fiutbollit në Europë dhe nuk është rastësi që Shalke e ka blinduar me një klauzolë largimi prej 49 milionë eurosh në kontratë. Por aq bujë sa ka bërë kjo klauzolë e futbollistit që pret ftesën nga kombëtarja shqiptare në mediat ndërkombëtare, aq është edhe buja për bëmat e tij në jetën jashtë fushës së lojës, sidomos problemet që shkakton herë pas here falë dashurisë që ka për makinat dhe shpejtësinë. Këtë radhë, futbollisti ka përfunduar nën hetim nga Prokuroria e Osnabrukut pasi dosja e tij është bërë voluminoze.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, lista e shkeljeve të Avdijajt është bërë aq e gjatë sa tashmë ai nuk mund t’i shmanget më masave ndëshkimore. Sipas policisë, Avdijaj ka kaluar me semafor të kuq me automjetin e tij tip  Mercedes GLE 350D duke rrezikuar jetën e një kalimtari.

Sikur të mos mjaftonte kjo, futbollisti më pas ka shkaktuar kaos në një parking, ku ka goditur dy makina të tjera dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Gjithsesi, ai ka njoftuar klubin të nesërmen e ngjarjeve, ndërsa Shalke i ka vënë një gjobë të kripur dhe e ka paralajmëruar për masa të tjera më të rënda ndëshkimore pas këtij incidenti të ndodhur më datë 3 tetor.

Këto incidente kanë qenë pasojë e pakujdesisë dhe nuk dyshohet për përdorim alkooli nga ana e 20 vjeçarit. “Donisi ndjen keqardhje për gabimet që ka bërë. Por ne si punëdhënës nuk mund të tolerojmë sjellje të tilla”, ishte qëndrimi zyrtar i Shalkes.

Tashmë pritet të mësohet data se kur Avdijaj do të paraqitet para gjyqit pas kësaj çështje që ka hapur policia e Osnabrukut. Pas Shalkes, për lojtarin parashikohet edhe një gjobë e majme edhe nga shteti gjerman.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Akuzat e opozitës për shkarkimin e gazetares së pavarur, ja lidhjet e saj me Partinë Demokratike

FOTOT/ Akuzat e opozitës për shkarkimin e gazetares së pavarur, ja lidhjet e saj me Partinë Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

February 23, 2026
Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

February 23, 2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

February 23, 2026
SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

February 23, 2026
Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

February 23, 2026
Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In