• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Donin të vrisnin Bashën’/ Debati në Kryesinë e PD. Deputeti: Berisha mbështetet nga influencat ruse. Po vjen një prokuror nga SHBA që…

by Java News
12/01/2022 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e datës 8 janar e thirrur nga Sali Berisha krijoi nervozizëm të jashtëzakonshëm tek anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike, të cilët e shprehën në rastin më të parë. Ditën e hënë, ata thyen çdo rekord të mëparshëm të orëve të zgjatura të diskutimeve ku nisën në orën 19:00 dhe zgjati deri më 3 e 30 të mëngjesit.

I pari në mbledhje e mori fjalën kreu i PD-së, i cili pasi i lajmëroi se ai kishte marrë vendimet e tij, kërkoi të dëgjonte prej tyre mendimet dhe propozimet në lidhje me masat që duhet të merrnin për organizatorët. Emëruesi i përbashkët i fjalimit të gjithsecilit ishte dënimi i dhunës që u ushtrua ndaj selisë blu. Gazetari i Panorama.al, Mariglen Kume ka zbardhur debatin me dyer tw mbyllura ku nuk kanw munguar dhe deklaratat bombastike si ajo e deputetit Kreshnik Çollaku, i cili tha se pala tjetër është e nxitur edhe nga influencues rusë dhe kisha ortodokse e ndikuar nga rusët.

Ndërsa Lindita Metalia i quajti protestuesit që ushtruan dhunë një grup anti-amerikan, anti-kombëtar dhe destabilizues që kishin konsumuar elementët e një vepre penale, duke mbajtur armë më vete. Megjithatë, debati u fokusua nëse duhet të përjashtoheshin në bllok apo duhej të vlerësohej kontributi i gjithsecilit që ndodhet tashmë në krahun e Berishës. Të shumtë ishin zërat që masa të ishte drastike, duke i përjashtuar të gjithë, por në fund u miratua propozimi që një pjesë të përjashtoheshin dhe një pjesë tjetër të pezulloheshin dhe të kërkohej distancim nga dhuna.

DEBATI ME DYER TE MBYLLURA NE KRYESINE E PD

Lulzim Basha: Të nderuar anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike! Mbledhja e sotme është e një rëndësie të veçantë, vjen pas një ngjarje që turpëron demokratët. Unë kam marr vendimet e mia, por do doja të dëgjoja mendimin e gjithsecilit. Unë vet po e lë telefonin mënjanë dhe po i kushtoj vëmendjen maksimale diskutimit për atë që ndodhi më 8 janar.
Jemin Gjana: Ne e njohim atë (Berishën) mirë. Nuk ka të ngjashëm me asnjë lider botëror në histori, që t’ia bëjë këtë partisë së tij. Grupi i Rithemelimit duhet të përjashtohet i gjithë. Mbaj mend historinë e ‘97-ës dhe grupi ynë mbeti me 17 deputetë, ne bëmë opozitë dhe e mbajtëm PD-në. Shkonim në terren dhe kishim përballë bandat dhe e ngritëm partinë duke komunikuar dhe duke dëgjuar. Kjo nuk është as 1/3-a e asaj që i ndodhi PD-së në ‘97″.
Jonila Godole: Unë mendoj se nuk duhet të ketë të njëjtën masë për të gjithë njësoj. Mendoj se duhet të marrim masë përjashtuese nga Partia Demokratike vetëm për Sali Berishën si iniciator të asaj që ndodhi.
Jorida Tabaku: Edhe unë nuk mendoj se duhet të ketë masë përjashtuese për të gjithë, por vetëm të z. Berishës.
Jemin Gjana: Nuk kemi se përse t’i tolerojmë. Ata janë një grup agresiv. Nuk i bëjmë dot ne të reflektojnë. Nëse ata kanë vendosur që të krijojnë grup tjetër parlamentar ne nuk i ndryshojmë dot mëndje edhe nëse nuk i përjashtojmë.

Kreshnik Çollaku: Këto janë struktura paralele. Janë grupi/komiteti i shpëtimit të ’97-ës si në numër, si në përbërje. Ata kanë dashur të na vrasin. Nuk kanë dashur të vrasin as ty dhe as ty. (Drejton gishtin nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe kryetari i PD-së), por 4 nga ne deputetët. Kjo është e tmerrshme dhe ne s’kemi punë me ta. Atyre 200 vetëve duhet t’u dalë emri dhe unë nuk kam më asnjë lidhje me ata deputetë që kanë dashur të na vrasin. Ne duhet të jemi drastikë. Ata duhet të përjashtohen dhe nuk duhet të jenë në radhët tona. Ka një tendencë destabiliteti.

Këto janë inteligjencat ruse me kishën ortodokse. Influencat e kundërshtarëve të Amerikës. Ata që i sollën te dyert e godinës ishin miqtë tanë të një jete, si mund ta lejonin ata këtë dhe aq më tepër si mund ta lejojnë sot pa u distancuar prej saj. Atë ditë, Zoti e bëri që në godinë të mos kishte viktima. Dhuna për mua është një kufi ndarës me këdo. Ndaj, unë mendoj me këdo që nxiti apo përdori dhunë ndaj nesh, kolegeve e ish-miqve të tyre, nuk ka çfarë na mban më bashkë. Në këtë parti dhunuesit dhe të dhunuarit nuk mund të rrinë më bashke.

Lulzim Basha: Për kë e ke fjalën, për inteligjencat lindore?
Kreshnik Çollaku: Po.
Lulzim Basha: Për cilën konkretisht?
Kreshnik Çollaku: Për influencat ruse. Dhe kisha ortodokse. Po vjen në prokuror i Përgjithshëm amerikan në Kroaci dhe do plotësojë dosjet për Ballkanin.
Xhelal Mziu: Duhet të mos tolerojmë ata që drejtuan sulmin dhe të bisedojmë me demokratët, që t’i bindim. Edhe ruajtja e selisë ka rëndësinë e vetë, si dhe duhet të takojmë faktorët në bazë./ MARIGLEN KUME-Panorama

g.kosovari

Next Post
COVID rriti rastet me ankth dhe depresion, 10% më shumë shtrime në psikiatri

Kur është më ngjitës COVID? Studimi britanik zbulon ditët që duhet të bëjmë kujdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In