• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Donin të ndanin Kosovën”, Berisha flet për prapaskena; Spiropali: Sa herë të mblidhet laku nga të huajt, bën si patriot

by A R
15/06/2023 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama sa i takon qëndrimeve të këtij të fundit për tensionet në Kosovë.

Duke treguar disa ‘prapaskena’ të asaj se çka fshihet pas miqësisë së Ramës dhe të Vuçiçit, Berisha tha se kryeministri shqiptar zbaton urdhrat e presidentit serb.

“Ndonëse u zhvilluan negociata në Bruksel, mu kërkua që të ndërhy dhe refuzova në mënyrë të prerë se ai nuk ishte në interes të negociatave. Gjithçka ndryshoi me takimin e Ramës ne Beograd. Pas asaj vizite ai u bë një zëdhënës i neveritshëm, avokat i turpshëm i të gjitha projekteve të Serbisë së Madhe me të cilat e vërteta është se u ç’bënë ato suksese që u arritën, përfshi këtu dhe marrëveshjen e përgjithshme. Dolën skenarë që Vuçiçi nuk i shiste dot më parë. Rama e mori me pasion të madh këtë skenar dhe unë ju them shqiptarëve se pas hartave të ndryshimit të kufijve, kishte një qëllim, zhvleftësimin e pavarësisë së Kosovës, dhe ndarjen e saj mes Serbisë dhe Shqipërisë. Por ky projekt u hodh poshtë falë kancelares Angela Mercek dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Nuk humbën asnjë minutë kohë dhe nxorën Mini-Shengenin në të cilin hartën që vendosën në platformën e samitit, Kosova ishte zhdukur.”, tha ai.

Por Elisa Spiropali e ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha ka sjellë vetëm përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës,.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Spiropali tha se sa herë i mblidhet laku nga partnerët ndërkombëtarë, flet për patriotizmin e Kosovës dhe e përdor situatën për interesa personale,

Me tej shtoi se situata sot me qeverinë Rama ka ndryshuar dhe se Shqipëria shihet si faktor stabiliteti.

“Ai projekton fajet, gabimet vërejtjet e ndërgjegjes së tij tek tjetri. Është e njohur kjo metodë e vjetër. Më së shumti tradhtinë e kanë patur në ballë të përpjekjeve të tyre. Sali Berisha foli, minutat tuaj kanë mbaruar, është koha ime. Foli këtu për hartën e Europës, Sali vetëm ajo të ka mbetur që të përfundosh në kosh, koha ka ardhur, por s’ka rëndësi se ti damkën vetes ia ke vënë përpara se ta vinin ata përtej detit.

Në kohën kur ti bëjë thirrje që marrëveshja e ‘Rambujesë’ të mos firmosej, sipas dëshmive të Remzi Hoxhës që nuk dihet ku shkojë, marrëdhënia me Millosheviç ishte ndryshe. Por ti deklaroje se as Ibrahim Rugova nuk duhet të pretendojnë pavarësinë e Kosovës.

Zografi bis nuk ka bërë kurrë një marrëveshje deti me Greqinë, nuk ka furnizuar me naftë makinerinë vrasëse të regjimit të Millosheviç, e ke pranuar vetë pafuqinë. E nëse vazhdojmë me ato që ti ke bërë dhe ne kemi bërë me kryeministrin në krye dhe kjo qeveri që nuk lë vend të botës, dhe duhet ta dini që reputacioni i Shqipërisë është rritur.

Ato që ti paturpësisht bërë, miratimin e rezolutës së Dick Marty, po tentojmë të zhbëjmë ne duke paraqitur një rezolutë të re. Por pasqyra dhemb, ajo tregon fytyrën që ke. E them që shumë shpejt Berisha do të dalë edhe skena politike”, tha Spiropali.

Ish-kryeministri Sali Berisha: Një muaj më parë dosja e McGonigal tani është shkrirë me dosjen ruse. Ky peshk i madh nuk binte kollaj në duart e Edi Ramës, por dikush e solli atë. Ata që e sollën janë në dosjen Deripaska, koha do ta provojë. Ndaj dhe Edi Rama ka humbur dhe kur del në media del sterrë i zi. Tani, rrëmbimi i policëve të Kosovës përbën një akt terrorist, një shkelje e rezolutës së Kosovës. I bëj thirrje KFOR, komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë për lirimin e menjëhershëm të policëve të rrëmbyer, të rikthehen në vendim e tyre. Dhe dënim për atë që sillet si një fqinj zuzar që nuk njeh ligj të brendshëm dhe të jashtëm. Aleksandër Vuçiç, ‘Putini i Vogël”.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 16 Qershor 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump, refuzon negociatat për programin e tij bërthamor

“I bënë llogaritë gabim”- Presidenti iranian Pezeshkian: Irani qëndron i vendosur kundër SHBA dhe Izraelit!

September 26, 2026
EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë (VIDEO)

EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë (VIDEO)

September 26, 2026
Berisha: Vlora Hyseni u kthye për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan!

Berisha: Vlora Hyseni u kthye për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan!

September 26, 2026
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Sa janë rritur kontributet? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

September 26, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

Senatorët republikanë dhe demokratë i drejtohen Trump: Mos e fto Putin në Miami, shqetësim serioz!

September 26, 2026
“Fjala e Ramës në OKB ishte e turpshme”- Berisha: Nuk përmendi as Kosovën dhe as UÇK-në! Ka ngritur narkoshtet

“Fjala e Ramës në OKB ishte e turpshme”- Berisha: Nuk përmendi as Kosovën dhe as UÇK-në! Ka ngritur narkoshtet

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori i SHBA merr zyrtarisht detyrën, Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave pas gati 2 orësh takimi

VIDEO/ Ambasadori i SHBA merr zyrtarisht detyrën, Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave pas gati 2 orësh takimi

September 26, 2026
Lula ndalon lojërat e fatit online përpara zgjedhjeve presidenciale në Brazil -

Prsidenti Lula ndalon lojërat e fatit online përpara zgjedhjeve presidenciale në Brazil!

September 26, 2026
Pse Moody’s rrit vlerësimin për ekonominë e Shqipërisë?

Pse Moody’s rrit vlerësimin për ekonominë e Shqipërisë?

September 26, 2026
Fasoneritë kërkojnë ndihmë! Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027

Fasoneritë kërkojnë ndihmë! Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com