• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Donin ta vrisnin në burg”/ Ngjela tregon si mbrojti Fatos Nanon: Hapa qelinë, e çova në shtëpi me makinën e ministrisë

by Java News
31/08/2023 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fatos Nano krijoi një parti moderne nga partia më konservatore e më ‘injorante’ e serës së majtë në Europë” ky është vlerësimi i avokat Spartak Ngjela për liderin historik, themeluesin e Partisë Socialiste i cili prej një jave vijon të jetë i shtruar në reanimacion.

Në një intervistë për Report Tv Spartak Ngjela kujton takimin e parë me Fatos Nanon kur ishte në burg.

Nanon e kam takuar në burgun e Tiranës. Jo se kisha vajtur kastile për Nanon, shkova të takoja disa klientë. Ata më thanë që aty ishte Fatos Nano, hajde ta takosh. Nano fliste atje sikur ishte kryeministër. Fliste me shumë delikatesë e moral” tregon avokati.

Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.

“Saliu e kishte burgosur me budallalliqe dhe gjykatë injorante që e akuzoi Nanon për vjedhje në favor të të tretëve. Edhe një student i vitit të tretë të juridikut do të qeshte. Se nuk ka vjedhje në favor të të tretëve. Ka bashkëpunim” kujton Ngjela.

Më pas 1994 lulëzimi i skemave piramidale dhe rënia e tyre në vitin 1997 që shkaktoi një revoltë të armatosur të nxitur nga opozita atëherë PS-ja kundër qeverisë me kërkesën për kthimin e parave të humbura në firmat piramidale. Ngjela kujton se kur ishte ministër i Drejtësisë dhe si iu rrezikua jeta Fatos Nanos

“Kur u bëra ministër i Drejtësisë pata shqetësim të madh se më erdhën në zyrë gardianët e policët e burgut të Tiranës e më thanë se kemi harxhuar 40 mijë fishekë natën se na kanë sulmuar natën për të vrarë Nanon. I thashë hap dyert e burgut dhe Nanon merre e çoje në shtëpinë e tij. Ishte me gjithë Ramiz Alinë të dy. Si do të mbaja unë përgjegjësi se kush do i vriste?! Ku e di unë çfarë hordhishë ishin në një kohë kur Shqipëria kishte humbur gjithçka. U hapën të gjithë burgjet. Doli Nano, i çova makinën time e çuan deri në shtëpi dhe i thanë deri këtu e kishte ministri përgjegjësinë tani je në shtëpi. Nano qeshi. Më pas u largua jashtë se ishte në rrezik.”

Pastaj kujton dhe reagimin e ndërkombëtarëve dhe përballjen me ta dhe sesi nxorri dekretin për të kthyer të gjithë të burgosurit edhe një herë në burg

Çështja ishte se u hapën burgjet. Ndërkombëtarët më kërkuan arsyen. Një shtet që nuk garanton dot jetën e të burgosurit i nxjerr në shtëpi. Ju e dini si ishte 1997. Më pas u qetësua situata.
Më pyetën cfarë do të bëjmë?
Nxorra një dekret në parlament. Ish të burgosurit që janë larguar nga burgu jo të arratisur por për shkak të gjëndjes së 1997-tës nëse kthehen në burg marrin 30% ulje të dënimit. Ata të OSBE-së më thanë gjetje.Erdhën të gjithë por morën 30 % e uljes së dënimit ama” kujton Ngjela gjatë intervistës për gazetarin e Report Tv Nertil Agalliu.

/f.stafa

Next Post
Parlamenti rinis punën pas zgjedhjeve, çfarë pritet sot në seancë

Nga bastet online te ”spiunët” e shtetit/ Punimet nisin më 4 shtator, ligjet e sesionit të ri parlamentar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In