• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Donin para për të blerë laptop, e përdhunojnë me këmbën e tavolinës

by
01/10/2015 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donin para për të blerë laptop, e përdhunojnë me këmbën e tavolinës

Një grua është rrëmbyer dhe i është nënshtruar një sulmi seksual të tmerrshëm, nga dy persona që donin para për të blerë një laptop. Ronald Ford dhe Shavontae Green e ka pranuar përdhunimin, torturën dhe rrëmbimin që i bënë gruas 38-vjeçare, i dashuri i së cilës i kishte para borxh.

Ford 33 vjeç dhe e dashura Green 26 vjeç shkuan në shtëpinë ku viktima bashkëjetonte me të dashurin e saj, në përpjekje për të vjedhur para për të blerë një kompjuter. Kur gjetën vetëm në shtëpi 38-vjeçaren, ata e rrahën dhe e rrëmbyen.

Ata vazhduan sulmet e pamëshirshme ndaj gruas në shtëpinë e tyre, e detyruan që të kryente marrëdhënie seksuale me Ford, e dogjën me cigare, e fshikulluan me zinxhirë dhe e përdhunuan me këmbën e tavolinës.

Dyshja e sëmurë e sulmoi viktimën me kimikate, i hodhën ujë të nxehtë në shpatulla dhe kraharor dhe i hodhën zbardhues rrobash në organet gjenitale. Green e çoi gruan drejt dhomës së saj, e lyente dhe më pas e dërgonte sërish në banjë për ta torturuar.

I dashuri i viktimës lajmëroi policinë pasi shkoi në shtëpi dhe vuri re që në apartamentin e tij kishte hyrë dikush me forcë dhe partnerja ishte zhdukur. Autorët e ngjarjes tani janë arrestuar dhe do të kalojnë të gjithë pjesën e mbetur të jetës në burg. Dënimi do të bëhet zyrtar në nëntor, Ford rrezikon 170 vite në burg, ndërsa Green 75.

Next Post

Vjedh trupin e vdekur të 25-vjeçares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com