• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Doni të kuptoni se kë keni përballë? Se SI… ua tregon ish agjentja e FBI

by A R
09/12/2015 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A jeni kureshtar të lexoni mendjet e njerëzve me të cilët keni të bëni në jetën tuaj? Një agjente e FBI­së ka rrëfyer më së miri mënyrat se si mund ta bëni këtë gjë. “Nuk shërben aspak një pyetësor i mirëfilltë për të kuptuar se çfarë vërtitet në mendjen e dikujt. Sinjalet janë gjithmonë të njëjtat, mjafton të dini t’i mblidhni”.

LaRae-Quy_737552_1

Kështu thotë Larae Quy, ish­a gjente e FBI­së për 23 vjet, tashmë e mirënjohur për teknikat dhe këshillat se si të “lexojmë” atë që kemi përballë, të kontrollojmë emocionet dhe të kemi sukses në biznes dhe në jetë. Më poshtë janë nëntë këshilla për të kuptuar se kë keni përballë të përmbledhura nga revista “Inc”.

 Klasifikoni sjelljet e të tjerëve

Çdo person është i veçantë, ndërsa miraton një sjellje të caktuar. Ka nga ata të cilët pastrojnë zërin ndërsa flasin dhe të tjerë që shikojnë dyshemenë, kryqëzojnë krahët, e ngrenë shumë kokën, lëvizin qafën, përplasin lehtë këmbët etj. Përgjithësisht, këtyre sjelljeve nuk u kushtohet vëmendje, por në rast të kundërt, nuk gjendet dot se me ç’rast lindin. Në origjinë të këtyre veprimeve mund të jenë arsye të ndryshme: mund të bëhet fjalë për sjellje të vogla, ose mund të jenë sinjale nervozizmi, inati ose gënjeshtre. “Shfletimi” i sjelljeve të të tjerëve do t’iu ndihmojë t’i njihni ato.

Vëreni mospërputhjet

Kushtojini vëmendje ngjarjeve që nuk përputhen me sjelljen normale të një personi dhe veprimeve të tij jashtë së zakonshmes. Për shembull: keni vënë re se një furnizuesi juaj i rëndësishëm ka zakonin të pastrojë vazhdimisht fytin kur është nervoz. Ai e bën këtë gjë kur provon të bëjë ndryshime në marrëveshjen tuaj tregtare. Po nëse pas kësaj mund të fshihej edhe diçka tjetër? Nëse vini re një sjellje të tillë, ju mund ta thelloni edhe më tej çështjen, duke bërë më shumë pyetje se sa në një situatë normale

Vëmendje të gjitha gjesteve

Asnjë gjest apo fjalë të marra veçmas nuk shënjojnë domosdoshmërisht diçka, por kur sjelljet e çuditshme bëhen më shumë se një, atëherë kushtojini vëmendje. Për shembull, furnizuesi jo vetëm që do të vazhdojë të pastrojë fytin, por edhe do të lëvizë kokën dhe këmbët. Bëni kujdes!

Ndajini veprimet

Keni nuhatur se diçka vepron në mënyrë paksa të ndryshme në krahasim me normalen. Zhvendoseni fokusin te pjesëtarët e tjerë të grupit për të parë se në çfarë mënyre ndërvepron ky person me të tjerët. Ndryshon shprehi? Po qëndrimin e trupit?

Shihuni në pasqyrë

Neuronet në pasqyrë janë monitorë të ngulitur në trurin tonë, të cilët reflektojnë gjendjen shpirtërore të të tjerëve, na lidhin me të tjerët, derisa mund të kuptojmë sjelljet. Një buzëqeshje për shembull, aktivizon muskujt e buzëqeshjes në fytyrën tonë, ndërkohë që një rrudhje vetullash, çon në vrenjtje. Kur shohim dikë që na pëlqen, vetullat dhe muskujt facialë relaksohen, koka shkon paksa mënjanë. Nëse partneri juaj nuk jua kthen pikëpamjen që ju ndjeni, ky mund të jetë një mesazh i qartë: nuk i pëlqeni, ose nuk është i gëzuar për diçka që keni bërë.

Kush e ka “zërin e fuqishëm”

Personi më ndikues, nuk është gjithmonë ai i ulur në krye të tavolinës. Ata që janë të sigurt në vete, kanë një ton zëri linear. Në një sallë mbledhjesh përreth një tavoline, ka shumë mundësi që personi më i sigurt, është ai i cili ka edhe më shumë pushtet apo ndikim tek të tjerët: qëndrim të drejtë e zë të fortë. (Bëni kujdes që të mos ngatërroni zërin me vokalin e fuqishëm). Nëse keni ndër mend t’i propozoni një ide një grupi personash, fillimisht kushtojini vëmendje liderit të grupit, i cili mund të ketë edhe një personalitet të dobët, dhe për këtë, nuk jeni personi i duhur të cilit mund t’i drejtohet. Edhe pse në dukje nuk mund të duket kështu, ai ose ajo varen në masë të madhe nga të tjerët për të marrë vendime, po ashtu ndikohen lehtësisht nga paragjykimi i tyre. Ndaj, identifikoni në grup “zërin e fuqishëm” dhe shanset për të pasur sukses do të rriten në mënyrë të ndjeshme

Vëzhgoni ritmin

Shpesh, njerëzit që kanë një ecje zvarritëse, mungesë rrjedhshmërie në të lëvizur dhe mbajtjen e kokës ulur, nuk kanë besim në vete. Nëse nuhasni këto të dhëna në një pjesëtar të skuadrës suaj, mund të bëni një sforco më shumë për të lavdëruar ose për të vlerësuar punën që ai/ajo bën, në mënyrë që ta ndihmoni të ketë më shumë besim në vete. Ose, përgjatë një mbledhjeje, mund t’i drejtoni pyetje ngacmuese për ta nxitur të shprehë idetë e veta.

Identifikoni foljet e veprimit

Kur isha agjente e FBI­së kam zbuluar se fjalët janë “mjetet” më të mira për të hyrë në kokën e një personi tjetër. Fjalët reflektojnë mendimet, në një frazë është mirë të identifikoni ato më domethënëset. Për shembull, nëse shefi thotë se “vendos të blejë markën X”, fjala e rëndësishme është “vendos”. Shumë lehtë kjo fjalë do të thotë se: shefi juaj 1) nuk është impulsiv, 2) ka vlerësuar opsione të ndryshme, 3) reflekton mbi gjërat. Fjalët të cilat tregojnë veprim ofrojnë të dhëna mbi mënyrën me të cilën mendon një person.

Kërkoni disa të dhëna mbi personalitetin

Çdokush prej nesh ka një personalitet unik, por ka disa linja, të cilat mund t’iu ndihmojnë ta “lexoni” atë që keni përballë. A ka ky person një sjellje introverse apo ekstroverse? Në çfarë mënyre e menaxhon rrezikun dhe pasigurinë? Çfarë tregon egoja e tij? Si sillet kur është nën stres? Po kur është i qetë?

Next Post

Gjobën e Bashkisë për Bashën e firmosi...djali i kryetarit të PD (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

December 29, 2025
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

December 29, 2025
Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

December 29, 2025
Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

December 29, 2025
Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

December 29, 2025
“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

December 29, 2025
E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

December 29, 2025
“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

December 29, 2025
“Drejtësia nuk ndërtohet..”/ Sadushi: SPAK sukses, por puna e Prokurorisë së zakonshme s’duhet të mbetet në hije! 

Sadushi kritik me “Drejtësinë e re”: Nuk mund të shprehem pozitivisht për çdo gjë që po ndodh…

December 29, 2025
Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com