• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doni më për “Revolucionin”?

by Namir Lapardhaja
28/09/2023 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

“Revolucioni” filloi si premtim për të fituar, ndërkohë në dy vite ka shënuar vetëm humbje: ka humbur në 6 mars, në 14 maj, në zgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë dhe, tash së fundmi, në Kukës.

Fitorja firoi, duke e pakësuar votën nga zgjedhja në zgjedhje.

Me këtë progresion, humbja do thellohet në çdo përballje elektorale në të ardhmen, pavarësisht konsumit dhe skandaleve të mëdha të pushtetit.

Madje, në këtë drejtim nuk krahasohen dot as me armikun e tyre më të madh, Lulzim Bashën, i cili në vitin 2019 ‘fitoi’ Shkodrën pa hyrë në zgjedhje, ndërsa këta humbën edhe bastionet e fundit të demokratëve, duke investuar gjithçka për t’i fituar.

“Revolucioni” filloi si yrysh për ta rrëzuar qeverinë me protesta në dy muaj, ndërkohë në dy vjet nuk ka mundur të organizojë asnjë protestë antiqeveritare. Sa për qeverinë, ajo vijon të ngrohet në ‘zjarrin’ e “Revolucionit”. Pa përmendur këtu ideologët e “Revolucionit”, Berisha dhe Noka, i pari që e ka shtrirë idenë e triumfit të “Revolucionit” deri në 2045, ndërsa i dyti është treguar më bujar, duke i lënë një afat më optimist, vetëm dhjetë vjet.

“Revolucioni” filloi si premtim për demokratizim të partisë, ndërkohë në dy vite manipuloi zgjedhjet për Këshillin Kombëtar, për Forumin Rinor, për Kryesinë, për Primare, nuk ka bërë prej nuk mbahet mend se kur zgjedhje për Forumin e Gruas, duke paracaktuar dhe vendosur me dorë, jo me votë, gjithçka. Demokratët që kanë qenë të interesuar për këto procese, janë dëshmitarë për çka po shkruaj.

“Revolucioni” filloi si premtim për bashkim dhe forcim, ndërkohë në dy vite arriti të bashkohet dhe të ‘forcohet’ vetëm me Gaz Bardhin dhe një grusht deputetësh që e ndjekin me premtimin se në zgjedhjet e vitit 2025 ky grupim do të ketë rreth 15% në listën e sigurt të deputetëve. Pra, marshohet drejt mashtrimit.

“Revolucioni” filloi si garanci se atyre që iu ishte djegur karriera pa të drejtë nga Lulzim Basha, do të kishin mundësi për ta vijuar nëpërmjet garës dhe votës te Sali Berisha. Pavarësisht naivitetit të këtij mendimi, thjesht ideja e pazarit me pesëmbëdhjetëpërqindshat e G. Bardhit, humorit dhe oreksit të Ilir Metës për të pasur një përqindje të lartë të vendeve të sigurta në listën e 2025, kuptohet se sa i ultë është probabiliteti për t’u realizuar një gjë e tillë.

“Revolucioni” filloi si premtim për të shpëtuar Shqipërinë dhe partinë, ndërkohë që, meqenëse nuk ndezi dot flakën e ndryshimit të Shqipërisë, i vuri flakën e shkatërrimit partisë.

“Revolucioni” filloi si garanci se pas triumfit dhe fitores, do të njiheshin nga ndërkombëtarët dhe SHBA-të do t’i thërrisnin mendjes, ndërkohë në dy vite nuk u shënua asnjë fitore, ndërkombëtarët “nuk i thirrën mendjes”, bojkoti i tyre është total dhe pretimi për atë punën e ‘ngrënies së barit’, i mbajtur.

“Revolucioni” filloi si premtim për t’i bashkuar demokratët, por në dy vite ai i armiqësoi më shumë se kurrë.

“Revolucioni” u gdhi me premtimin për të zëvendësuar opozitën e shitur dhe u ngrys i blerë nga një Kullë 64 kate në zemër të Tiranës.

“Revolucioni” filloi si premtim për t’u hapur, ndërkohë që në dy vite ai është mpakur. Është bojkotuar totalisht nga Bota, është mbyllur nga interesi për të qenë atraktivë për shqiptarët, nuk ka për të interes asnjë grup me vlerë shoqërore, kulturore dhe sociale, dhe, mbi të gjitha, është bërë i pabesueshëm edhe për vetë ndjekësit e tij. Më shumë se kurrë, drejtuesit e tij i ngjajnë qenieve halucinante që më shumë se sa të tjerëve, i flasin vetes.

Duke qenë “Revolucion”, ai dihej që do ishte i gënjeshtërt, do fshihte qëllimet e vërteta për të cilat nisi dhe, si çdo “Revolucioni”, e vetmja mënyrë për të ecur ‘përpara’ do ishte nëpërmjet shkatërrimit dhe regresit, pavarësisht shfaqjes hipokrite të progresit. Ndaj duhet hequr sa më parë dorë prej tij, sepse ‘rruga e vetme e “Revolucionit” është kthimi tek institucionet”.

Next Post
Buxheti i shtetit, 8 muaj të artë: Merr 425 mld lekë të ardhura! Efekt rritja e pagave, nga sigurimet 13.7 mld lekë më shumë

Buxheti i shtetit, 8 muaj të artë: Merr 425 mld lekë të ardhura! Efekt rritja e pagave, nga sigurimet 13.7 mld lekë më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com