Nga Erjon Braçe
Boll u fsheh e boll u bë sikur nuk e gjejnë dot. Beketi? Ilir Kumbaro, ishkasapi i Sali Berishës kur do ekstradohet?! Sipas gjykates eshte pergjegjesi per krimin qe pararendi te gjitha krimet makabre te Sali Berishes; Rrëmbimin, torturimin, vrasjen dhe zhdukjen e një shqiptari të mirë, Remzi Hoxhës. Jemi ne ditet e ketij krimi, 20 vite me pas.
Heshtin te gjithe; Hesht tamam Sali Berisha edhe pse krimi vijon te jete po aq makaber dhe “gjalle”, prej aktit te kobshem te fshehjes se eshtrave te Remzi Hoxhes. Keta jane barbaret qe i kemi mes nesh; mos e harroni atë kohë!! As merrni mundimin te me thoni pse e shkruan tani! Do ta shkruaj deri sa per kete krim te kete ndeshkim dhe familja te marre eshtrat e nje babai te mire e shqiptari po te tille.
Doni “dekriminalizim”? Niseni me sjelljen ketu te Ilir Kumbaron; vijoni me hetimin nga e para te krimit, rrembyesve dhe egzekutuesve, urdheruesve politike ne emer e per interesa te te cileve u krye krimi barbar, u shkaterruan hetimet, u ndryshua pretenca, u zbut vendimi i gjykates, u sabotua disa here me radhe ekstradimi i kasapit te Sali Berishes.