• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Donfried: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet! Të krijohet asociacioni, mirëpresim…

by
10/11/2022 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një konferencë online me mediat, asistentja sekretare amerikane e shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazisë, Karen Donfrind u shpreh mbi qëndrimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me tensionimin e situatës në Veri të Kosovës.

Sipas Karen Donfrind SHBA  janë tërësisht të angazhuara për monitorimin e situatës në Veri të Kosovës, konsiderojnë se mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë është dialogu Prishtinë-Beograd dhe mbështesin propozimin franko-gjerman për gjetjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme lidhur me njohjen reciproke për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë .

Duke iu përgjigjur pyetjes së drejtuar nga ABC lidhur me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, Karen Donfrind u shpreh:

“Lidhur me pyetjen tuaj specifike në Veri të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dakord me Bashkimin Europian, se zhvillimet e fundit janë një burim shqetësimi dhe po vendosin arritjet e deritanishme në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd në rrezik. Dalja e serbve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është një zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencialin për ta përshkallëzuar më tej situatën në terren. Ne besojmë, se të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të reduktuar tensionet dhe për të siguruar paqe dhe stabilitet. Aksione dhe retorika që rrisin mundësinë për dhunë e ekspozojnë jetën e njerëzve të pafajshëm dhe trupave paqeruajtëse kundrejt një rreziku të panevojshëm”.

Sipas Donfrind, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë është angazhimi konsktruktiv në dialogun Prishtinë-Beograd.

“Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë firmosur gjatë dialogut, duke përfshirë dhe ngritjen e bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Ne besojmë, se dialogu ka provuar që të jetë një mekanizëm i rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ndaj, ne i kërkojmë palëve që të shfrytëzojnë tërësisht avantazhet e tij dhe të tregojnë angazhimin e tyre për një zgjidhje paqësore për të gjithë rajonin. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë të bazuar në njohen reciproke, që hap rrugën për integrimin europian. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim këtë dialog. Ne mirëpresim gjithashtu dhe propozimin franko-gjerman, pasi besojmë së është e rëndësishme të trajtojmë çështjen e Kosovës dhe Serbisë në një kudaër më të gjerë strategjik, sesa të vazhdojmë të fokusohemi te çështjet më të ngushta”, ka deklaruar Karen Donfrind.

/e.d

Next Post
“Keni kohë deri nesër”/ Ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm për nxënësit e shkollave të mesme

‘Shmangni protestën më 12 nëntor’/ Thirrja e ambasadës së SHBA për shtetasit amerikanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In