• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Donaldi, Berisha apo Basha?! Shihni cilin ndjekin më shumë në televizior shqiptarët

by
16/12/2021 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për hir të shifrave kokëfortë duhet pranuar se sot “Big Brother” e ka thyer një audiencë, atë sociale.

Në emisionin ku gjen edhe debatin, edhe melodramën, edhe logjikën, edhe paaftësinë, por edhe vendin ku gënjeshtrat mes banorësh shiten më mirë, audienca është bërë agresive.

Si për ironinë e fatit, një audiencë po aq të madhe dhe “dhëmb për dhëmb” me “Big Brother“ ka pasur edhe një ngjarje që u zhvillua të hënën në selinë e e Partisë Demokratike.

Nëse do të analizojmë të dhënat e “Terra Data Analytics”, (kompani e analizimit të të dhënave digjitale), drejtuar nga Blerim Gjeladini i cili ka bërë një krahasim nga kërkimet në Google dhe në mediat sociale për orarin pik kur Sali Berisha hyri me anëtarët e komisionit të Rithemelimit në PD (ora 2.31pm me 3.25pm) me komentet për “Big Brother” rezultati është i habitshëm.

Hyrja e Sali Berishës në selinë e PD-së ka pasur po aq impakt sa edhe hyrja e një banori të ri në “Big Brother”, apo dalja e ndonjë tjetri.

Edhe pse rezultati krahasues nuk perputhet me kohën kur jepet ‘prime time’ Big Brother (atëherë kur edhe fluksi është më i madh), krahasimi mes dy ngjarjeve që në dukje nuk kanë asfare lidhje me njëra tjetrën është konkurrues.

Më të kuqe është shënuar audienca e Big Brother. ndërsa me blu ajo e Sali Berishës. Me të verdhë Lulzim Basha. Matjet janë kokë më kokë. Koha kur Berisha hyn në seli, nuk gjen fillimisht karrigen në zyrën ku rehatohet më pas, kur mbledh për disa minuta komisionin dhe më vone jep një konferencë të gjatë për shtyp ku sulmon atë që e promovoi vetë në politikë ,Lulzim Bashën, është po aq tërheqës për audiencën sa edhe debati për çiftin në “Big Brother” Beatrix-Donald.

Interneti me aftësinë e vete për të lidhur te gjithë me të gjithë na ka dhënë një panoramë të qartë se edhe në politikë në një farë mënyre ngjarjet zhvillohen si në ‘Big Brother’ me po aq konfliktualitet, debat, dhe ndezës sa ajo mes një grupi banorësh.

Interesante është edhe harta që e shoqëron grafikun. Berisha ka mbushur audiencën blu në zonat Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Kurbin apo Mirdite, ndërsa “Big Brother” që jepet në “TCH“ ka audiencë paralele (ora 2.31 pm-3.25pm e ditës së hënë 13 dhjetor ) në Durrës, Tiranë, Krujë, Kavajë, Elbasan, e më në juglindje në zonën e Korcës, Pogradecit, Devollit dhe Ersekës.

Berisha ka “marrë” edhe Fierin, Vlorën dhe Sarandën ndërsa nuk ka ndonjë tërheqje audience për asnjërën nga palët (në atë fashë orari) në zonat e Skraparit, Tepelenës, Përmetit për të zbritur në Gjirokastër…

Pak rëndësi kanë fjalët dhe ajo që përcjell. Syri në këtë rast beson atë që sheh. Dhe ajo që pa të hënën audienca e Sali Berishës ishte po aq melodramë sa ajo që ndodh herë pas here në “Big Bother” . Dhe kësi ngjarjesh turmat i tërheqin.

Nëse do të hiqnim një paralele me “Big Brother” në këtë rast Lulzim Basha do të ishte banori më pak i kuotuar. Të paktën për audiencën sociale… Sepse në fund të fundit, ashtu si edhe në “Big Brother” ku kanë rëndësi mesazhet përmes telefonit se kush është banori më i preferuar, edhe në PD kanë rëndësi numrat se sa mbështetje ka njëri
apo tjetri.
Berisha gjithsesi e ka fituar një betejë me Bashën. Atë tashmë e konkurron vetëm “Big Brother”, një emision që ka si qëllim në thelb argëtimin…(SI)

/b.h

Next Post
VIDEO/ Çastet e fundit në liri. Çfarë po bënte Noizy para ndalimit nga Policia

VIDEO/ Çastet e fundit në liri. Çfarë po bënte Noizy para ndalimit nga Policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

March 15, 2026
Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In